Truqe të thjeshta për rroba të pastra të cilat çdo mashkull duhet t’i dijë

Life style

Truqe të thjeshta për rroba të pastra të cilat çdo mashkull duhet t’i dijë

Më: 16 janar 2018 Në ora: 14:50
Ilustrim

Portali “Buzzfeed” ju ndihmon që të ruani freskinë e xhinseve të preferuara, të pengoni zgjerimin e stofit, por edhe të truqeve të tjera të dobishme, të cilat do t’ju ndihmojnë që rrobat tuaja të jenë të freskëta dhe të pastra.

Nëse dëshironi që xhinset tuaja të duken si të reja, futni në 250 mililitra ujë dhe shtoni pak kripë e cila do të ndihmojë që ngjyra të qëndrojë më gjatë në vetë stofin.

Edhe një opsion është që xhinset t’i vendosni në qese plastike dhe pastaj edhe në frigorifer, sepse pikërisht ngrica ndihmon në eliminimin e aromave të pakëndshme.

Nëse dëshironi të pengoni zgjerimin e stofit, atëherë xhinset herë pas here lani në rrobalarëse me ujë të ftohtë, sepse kjo pengon zgjerimin e stofit.

Për rroba me ngjyrë të errët përdorni kripë kuzhine.

Në rastet kur nuk keni hekur për hekurosje, do t’ju ndihmojë edhe tharësja e flokëve të cilën do ta kaloni mbi sipërfaqe të stofit.

Nëse dëshironi që rrobat të jenë të freskëta, për rroba të bardha përdorni uthull të bardhë e cila do të shtohet në rrobalarëse gjatë shtrydhjes (centrifugës).

Për të mbajtur pastërtinë e rrobalarëse suaj përdorni 120 mililitra lëng për shpëlarje të gojës, të cilën do ta qitni në makinë të zbrazët dhe ta lini ta bëjë një rrotullim. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat