Christian Louboutin prezanton sandalet e reja me taka, për disa ngjyra lëkure

Life style

Christian Louboutin prezanton sandalet e reja me taka, për disa ngjyra lëkure

Më: 17 janar 2018 Në ora: 09:13
Cherrysandal është një sandale me takë të trashë dhe platformë, gjithashtu me një rrip në kyçe, me çmim 895 $.

Para katër vitesh, Christian Louboutin hodhi në treg, Nudes Collection, një linjë këpucësh me taka, në pesë nuanca nude. Nga ajo kohë, marka e ka shtuar numrin e nuancave nga pesë në shtatë dhe ka shtuar balerinat e quajtura Solasofia në koleksionin e saj.

Sot, Louboutin e çon koleksionin një hap më tej duke shtuar dy sandale me taka shumë të larta, në këtë miks, Christeriva e Cherrysandal.

Me një çmim 875 $, Christeriva është një sandale me takë dhe fjongo në kyçe.

Cherrysandal është një sandale me takë të trashë dhe platformë, gjithashtu me një rrip në kyçe, me çmim 895 $.

I njohur për qëndrimin "nude nuk është një ngjyrë, është një koncept", është bukur të shohësh që Louboutin do vazhdojë t'u ofrojë grave me të gjitha nuancat e lëkurës, këpucët që iu përshtaten.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat