E quajtën ‘shqiptari i pasur’, reagon miliarderi nga Azia

Life style

E quajtën ‘shqiptari i pasur’, reagon miliarderi nga Azia

Më: 17 janar 2018 Në ora: 23:52
Jin Gates

“Daily Mail” ka bërë disa shkrime për fëmijët e pasur shqiptrë bazuar në fotot e publikuara në rrjetet sociale.

Media prestigjioze britanike duket se ka nisur këtë taktikë si një propagandë kundër emigrantëve shqiptarë që hyjnë në territorinë e Britanisë së Madhe.Por këtë herë bëri një gafë me publikimin e fotos së një djali, që qëndron në një vaskë me dollarë me unaza e varëse floriri.

Ndërsa “Daily Mail” e cilësoi si “të pasurin shqiptar”, i riu i quajtur Jin Gates vendosi të reagonte. Ai quhet Jin Gates dhe jo vetëm që është një miliarder nga Azia, por është edhe këngëtar i muzikës “hip-hop”. “Kjo foto qarkulloi kudo dhe shkruhej se unë jam një “fëmijë i pasur shqiptar”. Jam nga Azia dhe s’kam asgjë kundër shqiptarëve, thjesht shkruajini gjërat siç duhet”, sqaroi Jin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat