Truk i cili do t’i ngazëllejë të gjitha amviset: Lehtë do t’i shkëlqeni dyshemetë me ndihmën e vetëm një përbërësi

Life style

Truk i cili do t’i ngazëllejë të gjitha amviset: Lehtë do t’i shkëlqeni dyshemetë me ndihmën e vetëm një përbërësi

Më: 18 janar 2018 Në ora: 06:31
Foto ilustrim

Nëse dëshironi që dyshemetë tuaja nga druri vërtet t’i bëni të shkëlqyeshme dhe të bukura, përdorni një qese çaji të zi.

Mbase tingëllon e pabesueshme, por çaji i zi do të pastrojë me sukses dyshemetë, por edhe do t’ i bëjë të shkëlqejnë. Veç kësaj, nuk do të thithni kimikate nga mjetet për pastrim dhe shkëlqim të dyshemeve.

Vloni një tenxhere me ujë dhe në ujin e vluar qitni dy qese çaj të zi. Lini çajin të qëndrojë disa minuta.

Leckën për pastrim njomeni në çaj dhe shtrydheni mirë. Pastaj pastroni dyshemenë dhe kënaquni me rezultatin fantastik.

Është me rëndësi që për pastrim të dyshemeve të përdorni ekskluzivisht çaj të zi, jo çaj të zi në kombinim me çaje të tjera, sepse thartira e taninit është përgjegjëse për shkëlqim.

Nëse dyshemetë janë tepër të ndotura dhe nëse një kohë të gjatë nuk i keni pastruar, patjetër do të duhej që t’i lani me detergjent dhe ujë dhe pastaj edhe një herë lani vetëm me ujë.

Dhe vetëm pas kësaj, dyshemenë pastrojeni me çaj.

Gjithashtu, dyshemetë nga druri gjithmonë pastroni mirë me leckë të shtrydhur nga uji, sepse teprica e lagështisë depërton në të çarat midis dërrasave dhe dëmton parketin dhe mund të shkaktojë prishjen e tij.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat