10 gjëra të vogla që do të thonë shumë për partneren (vëmendje djema!)

Life style

10 gjëra të vogla që do të thonë shumë për partneren (vëmendje djema!)

Më: 18 janar 2018 Në ora: 14:52
Ilustrim

Komplimentet dhe dhuratat janë gjithmonë të mirëpritura – kush nuk do të ndihet i përkëdhelur gjatë gjithë kohës? Por nuk janë vetëm gjërat materiale që provojnë ndaj nesh kujdesin e partnerëve. Sa më shumë e themi këtë, aq më shumë duket sikur kanë kuptim fjalët… (edhe lulet, në fakt.)

Janë shumë gjëra që i bëjnë vajzat për vete, sinjale pa fund që i mbushin ato me dashuri, por janë edhe shumë sinjale që flasin vetëm me vepra, aq sa shpeshherë dhuratat nuk e kompensojnë më asgjë.

Kështu, herën tjetër që do t’ju duhet të fitoni vëmendjen e një vajze, djema, jini gati për ta bërë atë shumë thjeshtë. Ndiqni 10 hapat e mëposhtëm.

Pyete se si e kaloi ditën
Duke bërë një pyetje kaq të thjeshtë: “Si kalove sot?” do të thotë që po tregon interes për të. Është shumë e këndshme që ajo të kuptojë se po kujdesesh për të dhe se të intereson të dish çdo gjë që bën ajo gjatë një dite.

Hapi derën e makinës
Ok, mos e bëj gjithmonë, por mos harro se nuk është fundi i botës. Edhe nëse nuk e ke bërë asnjëherë në lidhjet e shkuara, është një mënyrë të sjelluri që ajo do ta vlerësojë shumë.

Përqafime dhe puthje të gjata
Duke e mbajtur për disa minuta të përqafuar dhe duke e puthur për disa sekonda, i kujton se sa shumë e dashuron. Këto shenja janë përkthim i “Mos harro që të dua shumë.”

[dd05f14151343cc2922ad996f217bbe2]

Dëgjoje
Nuk po flasim për atë pjesën kur djemtë kontrollojnë email-et, absolutisht JO. Në vend që të bësh këtë, dëgjo çfarë ka për të thënë ajo… gjithmonë ka nevojë për vëmendje, edhe në rastet kur diçka nuk shkon mirë në marrëdhënien tuaj.

Telefonoji më shpesh
Që do të thotë se mund ta bësh edhe kot, pa pasur një pyetje konkrete gjatë ditës. Derisa mesazhet po zënë ?do ditë e më shumë kohë gjatë ditës, telefonoji për disa minuta për t’i treguar se e dashuron.

Tregoji sa herë që duket bukur
Duke i bërë komplimente, të gjitha vajzat ndryshojnë qëndrim e bëhen më të ëmbla. Sa herë është veshur bukur e ndihet e tillë, mos harro t’ia vësh në dukje. Do ta bësh të ndihet më mirë.

Mbaj mend ndonjë detaj nga bisedat e mëparshme
Kur tregon në një pikë të caktuar të bisedës se mban mend një detaj të diçkaje që ka kaluar, i jep rëndësi partneres. Ajo kupton se e dëgjon me vëmendje ?do gjë që të thotë. Për të vëmendja është shumë e rëndësishme.

[5a68b54542569bb3f892107fbec05112]

Shtrëngoji dorën
Mund të duket kaq e zakontë, por duke i shtrënguar duart bën një veprim shumë të ëmbël që për të do të thotë shumë. Duke e bërë këtë jep një shenjë tërheqjeje dhe e bën atë të jetë krenare për ty.

Dërgoji mesazhe të ëmbla
Edhe nëse është një mesazh “Uroj të kesh një ditë të bukur — miss you” tregon shumë. Nëse mendon për marrëdhënien tuaj, tregoje këtë. Është një mesazh që do ta bëjë atë të qeshë. Kjo është shumë e rëndësishme në një marrëdhënie apo jo.

Thuaje më shpesh “Të dua”
Duke treguar gjithmonë shumë dashuri e bën marrëdhënien tuaj më speciale. Edhe nëse jeni duke ngarë makinën apo duke parë një film në mbrëmje, vajzat duan ta dëgjojnë këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat