Kanakarët tuaj shtëpiakë mund t’i shëroni me barna natyrale

Life style

Kanakarët tuaj shtëpiakë mund t’i shëroni me barna natyrale

Më: 20 janar 2018 Në ora: 17:15
Ilustrim

Pronarët nganjëherë janë të kujdesshëm kur është fjala për barnat natyrale për qentë, edhe pse disa syresh mund t’u ndihmojë kanakarëve që të ndihen më të qetë dhe më të kënaqur.

Barnat natyrale natyrisht bashkë me ndihmën profesionale mund t’u ofrojnë qenve jetë të lumtur dhe të gjatë.

Përbërësit të cilët i keni gjithmonë në shtëpi mund të përdoren për shërimin e disa sëmundjeve të qenit tuaj.

Fatmirësisht, këto barna janë natyrale dhe nuk shkaktojnë kurrfarë shpenzimesh dhe mund të jenë të mira për kafshët. Natyrisht, por më parë konsultohuni me veterinerin tuaj.

1. Jogurti i shijshëm i rëndomtë është një ëmbëlsirë e shëndetshme për qenin tuaj. Bakteret acidofile në jogurt mbajnë nën kontroll bakteret “e këqija” në zorrët e qenit tuaj. Nëse qeni juaj është duke u shëruar me antibiotikë, një sasi e vogël jogurti (të cilin mund t’ia jepni çdo ditë) do t’i ndihmojë që të mos zhvillohen infeksionet kërpudhore.

Infeksionet e tilla posaçërisht sulmojnë këlyshët, andaj pak jogurt, acidofil apo djathë të freskët lope do t’i ndihmojë. Shmanguni vetëm qumështit dhe mazës.

2. Çaji i kamomilit ka veti dezinfektuese natyrale të cilat zbusin jo vetëm lukthin tuaj, por edhe lukthin e qenit tuaj. Gjithashtu mund t’i bëjë më të përballueshme edhe irritimet e buta të lëkurës. Në atë rast, çajin ftoheni dhe lyeni pjesën e përfshirë të lëkurës.

Qeni juaj menjëherë do të ndihet më mirë. Me çaj të ftohtë kamomili mund t’ia pastroni edhe sytë, nëse ka pirrje që të ftohet.

3. Qeni, të cilit i kruhet lëkura, mund të bëhet i papërshtatshëm, posaçërisht nëse ai problemin e tij e zgjidh duke u fërkuar në secilën pjesë të mobilieve që i ndodhet afër.

Blini tërshërë të bluar imët (si qull tërshëre) dhe përzieni gjatë larjes me ujë të ngrohtë. Me siguri qeni do t’ju falënderojë, na besoni. Qentë me alergji lëkure, infeksione dhe sëmundje të tjera menjëherë do të ndihen më mirë.

4. Vitamina E nuk është e mirë vetëm për rrudha në fytyrë dhe zgjidhje të problemeve të tjera të cilat i keni me lëkurën, ajo është e mirë edhe për lëkurën e thatë të qenit tuaj.

Nëse ka probleme të tilla mund t’i bëni masazh vaji me vitaminën E, apo mund t’i jepni tabletë me vitaminë E (nga e cila qimet do t’i bëhen të shkëlqyera). Mirëpo, nëse dëshironi që vitaminën t’ia jepni nëpërmjet gojës, më parë konsultohuni me veterinerin tuaj, në mënyrë që t’jua rekomandojë dozën.

5. Lëngjet e pashije me elektrolite (uji me elektrolite apo përbërësit elektrolite në pluhur që mund të blihen në barnatore) nuk u ndihmojnë vetëm sportistëve që të kompensojnë lëngjet pas ushtrimeve apo edhe bebeve ua kompensojnë pas sëmurjes, por mund t’i ndihmojnë edhe kanakarit tuaj në qoftë se ka pasur diarre apo ka vjellë.

Konsultohuni me veterinerin për dozat e këtyre preparateve.

6. Qentë janë sikur fëmijët, nëse nuk kujdeseni shumë (bile edhe nëse e bëni atë), herët a vonë do të lëndohet, madje edhe mund t’i ënjtet trupi. Zbutjani dhembjen dhe ënjtjen me ndihmën e larjes me ‘kripë të hidhët’ (sulfat magnezi, e cila mund të blihet në çdo barnatore dhe e cila edhe te njerëzit përdoret për zbutjen e dhembjeve reumatike dhe të artritisit).

Nëse nuk mund ta njomni me tretje të hidhët të kripës pjesën e lënduar (dy herë në ditë nga pesë minuta), atëherë me atë tretje njomni një peshqir të vogël apo një gazë dhe vërjani në plagë.

7. Qeni ka pleshta? Pasi që t’i keni eliminuar, sipas rekomandimit të veterinerit, akoma do të keni probleme me pleshtat në shtëpinë tuaj. Këtë problem mund ta zgjidhni me pluhur boraks (tetraborat natriumi, pluhur i bardhë kristali. Boraksi është shpesh mjet antibakterial dhe ekologjik për pastrimin e sipërfaqeve nëpër shtëpi, por edhe për larje të rrobave.

Në qoftë se përdoret drejt, nuk ekziston kurrfarë rreziku nga veprimi i dëmshëm. Mund ta blini në çdo barnatore). Hidhni pak boraks nëpër dysheme dhe tepih dhe pastaj fshijeni me thithëse pluhuri. Kjo është mënyra shumë efikase që t’i shfarosni ata pleshta të mërzitshëm. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat