Sekrete bukurie nga gratë indiane, për flokë të gjatë dhe me shkëlqim

Life style

Sekrete bukurie nga gratë indiane, për flokë të gjatë dhe me shkëlqim

Më: 21 janar 2018 Në ora: 11:14
Aishwarya Rai

Keni menduar ndonjëherë çfarë u bëjnë flokëve gratë indiane që i kanë kaq të gjatë dhe të shëndetshëm. Epo ja ku do t’jua shuajmë edhe këtë kureshtje. Më poshtë do të gjeni disa mënyra se si mund të keni edhe ju flokët e ëndërruara nga të gjitha femrat.

Përdorni lëngun e aloe verës

Mos ndoshta rrotull në ndonjë vazo në shtëpi keni aloe vera?

Është koha për ta vënë në përdorim! Lëngu i aloe verës stimulon rritjen e flokëve dhe është i dobishëm për kujdesin e kokës. Këpusni disa gjethe aloe vera. Prisni në gjysmë që të dalë lëngu. Masazhojeni kokën me lëngun e saj dhe lëreni maskën për rreth 2 orë. Nëse dëshironi mund ta mbani dhe gjatë gjithë natës.

Shpëlani kokën me ujë të ftohtë pas larjes së zakonshme

Mund ta provoni edhe këtë truk. Uji i ftohtë mbyll poret dhe përmirëson qarkullimin e gjakut, duke çuar kështu në rritjen e shpejtë të flokëve.

Një bonos shtesë: flokët do të shkëlqejnë më shumë. 1. I lani flokët si zakonisht. 2. Pasi të keni hedhur zbutësin ose ndonjë maskë tjetër, i lani flokët me ujë të ftohtë.
Kjo duhet aplikuar disa herë në muaj. Uthulla e mollës do t’ju ndihmojë për të pasur flokë të shëndetshëm. Lani flokët. Përdorni uthullën e mollës në vend të zbutësit të flokëve. Mos e shpëlani atë, vetëm në rast se ka një erë të fortë. 

Trajtojini flokët me maska që përmbajnë proteina

Po ju tregojmë një hile të thjeshtë për të luftuar mungesën e proteinave: Merrni dy vezë me temperature ambienti. Ndajini te bardhat nga e verdha. Merrni të bardhat e vezëve dhe aplikoni në rrënjët e flokëve. Për efekt me të mirë, ju mund ta mbështillni kokën.

Përdorni vajra esenciale

Vajrat e bajameve, kokosit, rozmarinës, trumzës kanë një efekt pozitiv në flokët tuaj duke i siguruar atyre një numër të madh vitaminash dhe komponentësh bimorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat