Kujdes – këto tri gjëra ju mbajnë larg suksesit

Life style

Kujdes – këto tri gjëra ju mbajnë larg suksesit

Më: 23 janar 2018 Në ora: 08:28
Ilustrim

Psikologu dhe eksperti i Inteligjencës Emocionale (EQ), Travis Bradberry, pretendon se njerëzit që nuk i bëjnë këto tri gjëra automatikisht bëhen më të suksesshëm.

Ai argumenton se ne mund të ngjitemi me sukses në shkallën e biznesit nëse ndalojmë të bëjmë gjëra që pengojnë suksesin tonë.

Sipas tij, janë tre mënyra sjelljeje, të cilat secili do të duhej të heqë dorë - për shkak të karrierës dhe shëndetit.

Në të ardhmen duhet të hiqni dorë nga këto tri gjëra:

1. Problemi i mërzitshëm Njerëzit e suksesshëm nuk merren me probleme dhe me gjëra në të cilat nuk mund të ndikojnë. Njerëzit që merren me gjëra negative të jetës vuajnë nga stresi i vazhdueshëm, që dëmton psikikën dhe redukton aftësinë e punës. Njerëzit e suksesshëm mendojnë rreth zgjidhjeve në vend që të vuajnë me probleme dhe vetë-keqardhje.

2. Përsosmëri "Përsosmëria është një iluzion" - dhe është e qartë për njerëzit e suksesshëm. Nëse e pranojmë se askush nuk është i përsosur dhe i padurueshëm, dhe se ne gjithmonë mund të jemi pak më të mirë, mund të na qetësojë dhe të na ndihmojë shumë.

3. Mendoni për gjëra negative Nëse do të merreni me ngjarje negative nga e kaluara, do të jeni në stres të vazhdueshëm, të cilat mund të kenë pasoja negative në shëndet. Prandaj është e rëndësishme të lini mbrapa gjërat negative nga jeta, pavarësisht nëse jeni ende të zemëruar apo të lënduar. Gjithmonë shikoni përpara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat