Rrëfehet 24 vjeçarja: E tradhtova të dashurin pas 5 vitesh me kolegun e punës, por ai tani...

Life style

Rrëfehet 24 vjeçarja: E tradhtova të dashurin pas 5 vitesh me kolegun e punës, por ai tani...

Nga: Bota sot Më: 23 janar 2018 Në ora: 11:47
Ilustrim

Një vajzë 24 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se ka bërë seks me kolegun e punës, për të cilin nuk mund të mos mendojë, derisa ka një lidhje me një djalë, përcjell Bota sot.

Ajo thotë se është në lidhje prej 5 vitesh me djalin me të cilin jeton, por që nuk e do dhe nuk e di çka të bëjë.

Rrëfimi i plotë:

Kam bërë seks me një kolegë nga puna pas Krishtlindjeve dhe tani nuk mund të ndalem së menduari për të.

Unë jam 24 vjet dhe i dashuri im është 23. Kur ai flet për të ardhmen, unë nuk kam ndjenja për të.

Unë jam me të sepse nuk dua të jem e vetme dhe kjo është e vetmja arsye që rri me të.

Ne kemi kaluar pesë vite bashkë dhe tani nuk ndjej për të.

Unë punoj në një qendër të rritjeve për një dyqan online. Më duhej t’i mësoja diçka nga puna një kolegut dhe tërheqja seksuale ishte e menjëhershme. Ai është 27 vjet dhe duket bukur. Ne kemi shkuar mirë një kohë të gjatë dhe kisha arsye për të shkuar në punë.

Ai filloi të më shkruante dhe ne ishim bashkë gjatë gjithë natës për festën e Krishtlindjeve dhe u puthëm. Nuk brengosesha që kolegët tanë na shihnin.

Ai më pas më mori në banesën e tij. Kurrë nuk kam qenë më e eksituar për seks. Ai ishte shumë i dashur dhe kam pasur orgazmën më të fortë në jetë. Një gjë të tille nuk e kam pasur me të dashurin tim.

Shkova në shtëpi në mëngjes, të shtunën dhe i thash të dashurit tim se kisha qëndruar tek një kolege pasi kisha pirë shumë.

Kur u ktheva të hënën në punë, ndihesha keq për atë djalë sepse më dukej që e kisha shfrytëzuar. Ai erdhi tek unë dhe më tha se duhet të flasim dhe dola tek vendi ku pinim cigare, ku u puthëm.

Ai erdhi një natë tek unë në shtëpi, kur i dashuri kishte dalë me miqtë e tij. Ai më tha se nuk mund ta bënte këtë dhe vetëm qëndruam pa folur, ndërsa që ai u largua të nesërmen në mëngjes.

Unë që pas Vitit të Ri jam duke punuar në vende të ndryshme dhe nuk e kam parë atë dhe nuk do të kthehem për 3 javë tek vendi i punës. Nuk e di çka të bëj.

Përgjigja e psikologes:

Ndjeshmëria në lidhje nuk mund të jetë në një lidhje derisa je me dikë tjetër. Është e sigurt që ti rri me të dashurin vetëm për siguri. Njerëzit ndryshojnë në adoleshencë dhe ti ke ndryshuar në pesë vite.

Bisedo me të dashurin tënd dhe thuaj si dihet ai me lidhjen tuaj, a është i lumtur. Nëse mendon se nuk do të jesh me të, qëndro beqare për një kohë dhe më pas kontaktoje kolegun nëse ende është i lirë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat