Preferoni shkëlqimin e flokëve të Kim? Ja 7 sekretet e saj, për një pamje të mahnitshme!

Life style

Preferoni shkëlqimin e flokëve të Kim? Ja 7 sekretet e saj, për një pamje të mahnitshme!

Më: 23 janar 2018 Në ora: 16:48
Kim Kardashian

Duam apo nuk duam, është aktualisht një ndër femrat më të përfolura të momentit. Kryesisht e përfolur për pamjen e saj të jashtme, vitet e fundit shumica e vajzave kanë patur tendencën për një lloj imitimi të Kim Kardashian. Trupi me forma të theksuara, të pasmet bombastike shoqërohen edhe nga një përkujdesje e veçantë për paraqitjen në tërësi.

Kim shpenzon me mijëra dollarë në javë për trupin dhe fytyrën, por kjo nuk është e gjitha. Nëse nuk besoni në shprehjen ‘jo gjithçka blihet me para’, bëni mirë t’ia vini veshin që tani e tutje. Disa nga sekretet e flokëve të shndrritshëm të Kim kërkojnë natyrisht shpenzime, edhe pse disa prej tyre mund të përfitohen fare lehtë, pa nxjerrë asnjë kartmonedhë nga xhepi. E le ta pranojmë: flokët e Kardashian janë pika e saj më e fortë.

Si ia bën Kim që të arrijë shkëlqimin e përhershëm? Më poshtë do të gjeni shtatë sekretet, që do t’ju surprizojnë!

Përdorimi i rregullt i maskave.
Përdorimi i pakët i mjeteve stiluese me nxehtësi të lartë.
Të fjeturit në mbulesa jastëkësh prej mëndafshi.
Aplikimi i vajërave zbutës në fundet e flokëve.
Tharja e flokëve jo me peshqir, por me bluzë pambuku.
Përdorimi i suplementeve enkas për flokët.
Vetëm firma OLAPLEX për lyerjen e flokëe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat