Profesionet me shkallën më të lartë të divorcit: Cilat çifte janë të rrezikuar?

Life style

Profesionet me shkallën më të lartë të divorcit: Cilat çifte janë të rrezikuar?

Më: 30 janar 2018 Në ora: 12:53
Ilustrim

Çdo mashkull dëshiron të punojë në mënyrë që t’ia sigurojë vetes dhe familjes jetesën, por edhe t’i përmbush qëllimet e veta.

Fatkeqësisht, puna mund të ketë efekte negative në jetën e çdo njeriu.

Një nga ndikimet më të këqija të jetës profesionale është rrezikimi i martesave, dhe është dëshmuar se disa punë të caktuara, pra profesione, e kanë shkallën më të lartë të divorcit.

Hulumtuesit e Institutit Familjar kanë analizuar të dhënat e personave të shkurorëzuar dhe profesionet e tyre në mënyrë që të zbulojnë se personat e cilëve profesioneve shkurorëzohen më shpesh.

Sipas hulumtimeve, personat me më pak të ardhura martohen më rrallë, dhe nëse martohen, janë më të prirë të shkurorëzohen sesa personat që kanë më shumë të ardhura.

Në anën tjetër, personat me të ardhura të larta financiare shpeshherë e përshkruajnë martesën e tyre si të lumtur.

Sa i përket profesioneve, shkalla më e lartë e divorcit është mes menaxherëve të kazinove, ndjekur pas nga banakierët, ekipi i kabinës së aeroplanit dhe punëtorët e kazinove.

Shkalla më e ulët e divorcit është mes mjekëve, shkencëtarëve mjekësorë dhe dizajnerëve të softuerëve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat