Rrëfehet 33 vjeçari: Me mua dhe ish të dashurin e saj, ish e dashura po më shfrytëzon por unë...

Life style

Rrëfehet 33 vjeçari: Me mua dhe ish të dashurin e saj, ish e dashura po më shfrytëzon por unë...

Nga: Bota sot Më: 30 janar 2018 Në ora: 13:42
Ilustrim

Një burrë 33 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se është në lidhje prej tre vjetësh me një vajzë, por që gjërat mes tyre nuk po shkojnë mirë dhe ai nuk mund të ndahet nga ajo, përcjell Bota sot.

Ai thotë se e dashura po e shfrytëzon për t’iu hakmarrë ish të dashurit të saj, derisa ai ka zbuluar që ajo ka fjetur me ish të dashurin, por që e ka falur.

Rrëfimi i plotë i tij:

Kam qenë me të dashurën time prej tre vitesh por unë vërtetë nuk jam tipi i saj.

Dua që të ndahem por ende e dua shumë atë.

Ajo është 25 vjet ndërsa unë jam 33 dhe më ka pëlqyer që në herën e parë që e kam parë.

Ajo më lejoi që ta qerasja me një pije dhe ta shoqëroja në shtëpi. Dikush më ka thënë se ajo po më shfrytëzon mua për t’iu hakmarrë ish të dashurit të saj.

Unë nuk e kam besuar derisa e kam kuptuar që ajo ka fjetur edhe me të që kur është takuar me mua.

E fala atë, por tani nuk bëjmë kurrë seks dhe nuk dalim kurrë si çift.

Ajo nuk më lejon që ta pyes se me kënd ka qenë apo çfarë ka bërë.

Jam duke u lënduar shumë por nuk mund të ndahem.

Përgjigja e psikologes:

Tingëllon sikur kjo vajzë të ka përdorur që nga fillimi.

Pse ke qëndruar aq gjatë me të kur ajo të ka dhënë aq pak?

Mendoj që ke pasur shumë pak dashuri në jetën tënde deri tani.

Ti duhet të besosh se je një mashkull i dashur dhe që meriton dashuri. /BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat