Zëri zbulon shumëçka, madje edhe tradhtinë, theksojnë psikologët

Life style

Zëri zbulon shumëçka, madje edhe tradhtinë, theksojnë psikologët

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 18:16
Ilustrim

Nga zëri mund të zbulojmë, përveç gjinisë dhe racës, statusin shoqëror, linjat e karakterit madje edhe gjatësinë e personit, simetrinë e fytyrës dhe historinë e tradhtisë.

Rezultatet e hulumtimit janë botuar në revistën Evolutionary Psychology, ndërkaq i kanë udhëhequr Susan M. Hughes dhe Marissa Harrison.

Ato të anketuarve u kanë emetuar xhirimet e zërave të dhjetë meshkujve të cilët i kanë dëgjuar.

Zëri transmeton informacione lidhur me suksesin në fushën e sportit dhe të sjelljes seksuale. Gjysma e të anketuarve kanë pranuar që kanë pasur marrëdhënie me personin me të cilën nuk janë në lidhje, përkatësisht kanë tradhtuar, derisa pjesa tjetër ka thënë që kurrë nuk e tradhtojnë partnerin e tyre.

“Kemi zbuluar që njerëzit të cilët kanë dëgjuar, kanë njohur zërat e personave të cilët dikur në jetë kanë tradhtuar partnerin”, kanë thënë Hughes dhe Harrison.

Hulumtimi ka treguar që nga zëri mund të zbulohet shumëçka madje edhe kur zëri nuk është i lidhur me kontekstin dhe personin.

Nga zëri mund të zbulojmë, pos gjinisë dhe racës, statusit shoqëror, linjës së karakterit, madje edhe gjatësinë, simetrinë e fytyrës dhe historinë e tradhtisë.

Shkencëtaret tani për tani nuk dinë për ç’arsye jemi aq të mirë në leximin e zërit, apo supozojnë.

“Shenjat vokale, siç është qartësia e artikulimit i kanë kontribuar perceptimit të tradhtisë. Për shembull, meshkujt të cilët nuk flasin qartë tregojnë formularë fonetikë të cilët tregojnë maskulitetin, dhe kështu edhe probabilitetin më të madh për tradhti”, thotë Hughes.

Njerëzit ekstrovert megjithatë tregojnë variacion më të madh në frekuencën themelore, kanë cilësi të mirë të zërit dhe pak pauza të qeta. Ekstrovertiteti si karakter i personalitetit gjithashtu mund të thotë probabilitet më të madh për tradhti”, shton Hughes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat