Pesë gra rrëfejnë si ka qenë jeta e tyre seksuale gjatë shtatzënisë

Life style

Pesë gra rrëfejnë si ka qenë jeta e tyre seksuale gjatë shtatzënisë

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 23:25
Ilustrim

Ndonëse marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzënisë konsiderohen të sigurta në shumicën e rasteve, çdo grua e përjeton ndryshe aktin seksual . Më poshtë do të lexoni shtatë rrëfime të vërteta rreth seksit gjatë shtatzënië .

1. Në muajt e parë raporti intim ishte i kënaqshëm si për mua ashtu dhe bashkëshortin, por më pas gjërat ishin disi të çudtishme. Barku im ishte shumë i madh dhe djali lëvizte shumë në bark. Bashkëshorti ishte shumë i kujdesshëm saqë më dukej se nuk shijonte asgjë. Frika se mos lëndonte fëmijën ishte aq e madhe saqë raporti intim zgjaste shumë pak. Lëvizja më e vogël e fetusit në bark ishte si shenjë që ne duhej të ndalonim. Pritëm sa linda, që t’i riktheheshim jetës sonë aktive seksuale. 36 vjeç

2. "Në tremujorin e parë dhe të tretë, jeta ime seksuale ishte shumë e vakët, por diku mes muajit të tretë e gjashtë, seksi ishte i mrekullueshëm, sepse ishte si një përvojë krejtësisht e re. I dashuri im mendonte se shtatzënia më kishte bërë edhe më të bukur sepse gjithnjë shprehej se kisha lëkurë më të shkëlqyeshme, flokë të bukur e gjinj më të mëdhenj. 23 vjeç

3. "Gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë, nuk isha në humor thuajse për asgjë ! përtoja të flisja e jo më të bëja seks me partnerin. Gjatë tremujorit të dytë, nuk e di ç’ndodhi me hormonet, por isha tjetër njeri. Isha e etur për seks, por me një tjetër fëmijë të vogël në shtëpi e me barkun te goja vështirë se gjeja kohën për veten time. Dhe kur ndodhte isha vetëm, në kuptimin e parë ! Jeta seksuale me partnerin ishte disi e mërzitshme, pas ii gjithë akti kufizohej vetëm në një pozicion, atë anash. 35 vjeç

4. "Gjatë shtatzënisë përjetova orgazmën më të fuqishme ! Asnjë më parë nuk ishte ai ajo, në fakt si ato gjatë shtatzënise pasi përjetova shumë. Hormonet thuajse më “kishin çmendur” dhe përjetoja disa orgazma njëkohëshit (lexoni këtu llojet e orgazmave) Në fillim kishim frikë si unë dhe partneri, por kur u konsultuam me gjinekologun e mësuam se seksi nuk e dëmtonte fetusin, ndiheshim më të lirshëm. 

5. Duhet të flisni me partnerin për atë që ju kënaq e për atë që ju bën të ndiheni keq ! Mendoj se këtë gjë duhet të bëjnë të gjitha femrat ! Raporti seksual ndryshon nga çifti në çift e periudha e shtatzënisë është e ndryshme për çdo grua! Kam patur një shtatzëni jo të lehtë, kisha marramendje e të përziera, por seksi më ndihmonte të qetësohesha pasi çlirimi i hormoneve të kënaqësisë gjatë orgazmës më lehtësonte dhimbjet. 36 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat