Çfarë kuptojnë të tjerët për ju nga fotoja e profilit! - Bota Sot
Çfarë kuptojnë të tjerët për ju nga fotoja e profilit!

Life style

E mërkurë, 21 shkurt 2018

Çfarë kuptojnë të tjerët për ju nga fotoja e profilit!

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 12:54
Foto ilustrim

Mund të mendoni se keni zgjedhur atë ku dukeni më bukur, por nuk qëndron vetëm tek kjo.

Mund të mendoni se zgjidhni si foto profili në Facebook, Twitter, Instagram, atë foto ku ju duket se keni dalë më bukur. Por një studim i ri vërteton diçka tjetër: me ose pa vetëdije, zgjidhni atë foto profili ku shprehet personaliteti juaj.

Një kërkim mes 66 mijë fotove të profilit në Twitter ka zbuluar se fotoja e profilit zgjidhet për shumë arsye, që nga mosha apo gjinia e individit e deri tek më e rëndësishmja, personaliteti i tij.

Kështu, mbani parasysh se duke zgjedhur një foto profili e jo një tjetër, keni shfaqur një anë të caktuar të karakterit.

Por çfarë tregon fotoja juaj e profilit për ju?

Nëse keni vënë si foto profili fytyrën tuaj të buzëqeshur: Ju e dini mirë se çfarë presin njerëzit prej jush dhe si duhet të silleni në situata të caktuara.

Nëse në foto profili keni dalë me njerëz të tjerë: Me shumë gjasa jeni një njeri shumë ekstrovert e i shoqërueshëm. Këto lloj fotosh profili janë shpesh edhe tregues të një moshe të re.

Nëse fytyra juaj nuk duket: Nëse zgjidhni poza ku fytyra juaj është e fshehur apo nuk duket mirë, tregon që jeni natyrë e hapur ndaj gjërave të reja, jo tradicional dhe jo konformist, shkruan Anabel. Mbështeteni kryesisht tek parimet tuaja.

Nëse fotoja juaj e profilit është e rrëmujshme: Shumë elementë, ngjyra, objekte në të njëjtën foto, që krijojnë përshtypjen e një rrëmuje, flasin për një njeri të relaksuar, që nuk merret me vogëlsira. Po kështu edhe për ato foto ku sfondi nuk është ‘perfekt’, por ka shkarravina, mure të rrënuar apo ndonjë detaj tjetër që njerëzve të tjerë nuk do t’u shpëtonte.

Nëse fotoja juaj ka aq shumë dritë, sa mezi duket fytyra: Jeni një njeri që dëshiron të pëlqehet, dhe i përshtatet të tjerëve, më shumë se vetes.

Nëse fotoja juaj është e errët, dhe fytyra juaj është shumë afër kamerës:Jeni një njeri i prirur ndaj fiksimeve dhe xhelozisë, si edhe bini shpejt pre e stresit dhe presionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test