Truqe gjeniale me cilat do të mbuloni dëmtimet e flokëve midis dy ngjyrosjeve - Bota Sot
Truqe gjeniale me cilat do të mbuloni dëmtimet e flokëve midis dy ngjyrosjeve

Life style

E enjte, 22 shkurt 2018

Truqe gjeniale me cilat do të mbuloni dëmtimet e flokëve midis dy ngjyrosjeve

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 13:04
Foto ilustrim

Vetëm dy javë pas ngjyrosjes së flokëve shfaqen dëmtime të cilat bëhen gjithnjë e më të mëdha deri te shkuarja e ardhshme te frizeri, mirëpo është e mundshme që t’i kamufloni me diçka që tashmë e keni në shtëpi.

Dëmtimet e shndritshme – nëse flokët i keni të ngjyrosura me nuancë më të errët e natyralja, atëherë ndihmon hijesimet për sy sa më e ngjashme me ngjyrën natyrale të flokëve. Qiteni me brushë të gjerë në pjesët e dëmtuara të flokëve dhe përkohësisht nuk do të duken aq shumë.

Dëmtimet e errëta – nëse keni ngjyrosur flokët me nuancë më të shndritshme se natyralja, atëherë përdorni shamponin për larje pa ujë apo pudrën për fëmijë. Njërën apo tjetrën qiteni nëpër dëmtimet dhe fërkojeni me gishta apo qiteni me brushë të gjerë. Në fund bëjeni frizurën ashtu siç keni planifikuar.

Nëpër shitore ekziston edhe preparati i veçantë për kamuflim të dëmtimeve të flokëve, i cili i ngjan maskarasë për qerpikë. Prodhohen në disa ngjyra, ndërkaq kamuflojnë dëmtimeve midis larjeve të flokëve.

Gjithashtu tretja për flokë është zgjedhje e mirë për kamuflimin të dëmtimeve midis dy ngjyrosjeve, por, përveç kësaj, do të freskojë edhe ngjyrën ekzistuese.

Pra, nëse dëshironi që ngjyra në flokët tuaj të zgjat sa më shumë, shmangni larjen e flokëve me ujë të ngrohtë, sepse sa më i ftohtë që të jetë uji, është më i mirë për shëndetin e flokëve. Disa ditë para ngjyrosjes, flokët lani, sepse vaji natyror brenda qimeve ndihmon që ngjyra më mirë të shihet.

Gjithashtu, përmbahuni nga larja e flokëve disa ditë pas ngjyrosjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test