Maska që bën mrekulli për lëkurën e fytyrës

Life style

Maska që bën mrekulli për lëkurën e fytyrës

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 22:08
Ilustrim

A dëshironi të keni lëkurë të butë dhe plot shkëlqim pa shpenzuar shumë para në produkte kozmetikore?

Edhepse mund t’iu duket e pamundur një gjë e tillë, ne do të ju tregojmë të kundërtën.

Më poshtë po rekomandojmë një maskë të thjeshtë dhe shumë  efektive që mund ta bëni vetë në shtëpi.

Përpos që kjo maskë është krejtësisht natyrale dhe pa efekte anësore për lëkurën tuaj, është edhe shumë e thjeshtë për ta përgatitur.

Përbërësit:

1 lugë çaji sodë bikarbone

Gjysmë luge çaji mjaltë

Një lugë çaji vaj ulliri

Mjalti do të zvogëlojë poret dhe do të largojë bakteriet. Për shkak të kësaj, lëkura juaj do të ketë më shumë forcë, elasticitet dhe freski.

Soda bikarbone është agjent natyror për lëkurën që do të zvogëlojë acarimin dhe do të stimulojë qarkullimin e gjakut.

Përgatitja:

Vendosni të gjithë përbërësit në enë të ndara, pastaj bashkoni në një enë derisa të krijohet një masë homogjene.

Pastrojeni mirë fytyrën  dhe vendoseni maskën. Lëreni të qëndrojë në fytyrë për 10 minuta.

Më pas largojeni maskën duke e pastruar fytyrën me ujë të vakët.

Kjo maskë është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës dhe kjo e bën atë të mrekullueshme. Përdoreni këtë maskë një herë në javë, nëse dëshironi lëkurë të butë, të bukur dhe plot shkëlqim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat