Gjërat më të pakëndshme që mund t’ju ndodhin gjatë seksit - Bota Sot
Gjërat më të pakëndshme që mund t’ju ndodhin gjatë seksit

Life style

E premte, 17 gusht 2018

Gjërat më të pakëndshme që mund t’ju ndodhin gjatë seksit

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 22:25
Ilustrim

Fjala e thënë pa dashje, cikli i paplanifikuar, aroma jo e mirë nga goja, janë vetëm disa situata aspak të këndshme, të cilat mund t’ju ndodhin në shtrat.

Situata të tilla nuk janë të rralla dhe mund t’i ndodhin secilit, por si të veprohet dhe si të silleni në situata të tilla?

Keni thënë diçka që nuk duhet

Në mënyrë që të shmangni diçka që do të thoshit e për të cilën më vonë do t’i binit pishman, këshillat janë që të relaksoheni, ngase nëse mendoni diçka tjetër, pos partnerit tuaj, kjo gjithsesi mund të ndodhë.

Ju zë gjumi

Nëse me të vërtetë jeni tepër të lodhur, këtë edhe duhet ta thoni. Kjo është shumë më e drejtë, si për juve, poashtu edhe për partnerit, se sa që në momentin kyç ju të filloni gjumin.

Cikli në momentin e gabuar

Cikli vetvetiu nuk është fare argëtues, por kur të shfaqet në momentin kyç dhe krejt papritur, mundet ta shkatërrojë pasionin.

[140812-sex]

Ju kaplojnë emocionet

Seksi dhe lëshimi në intimitet në mënyrë emocionale janë përvojë, e shpeshherë ndodh që emocionet të na pushtojnë e ne të mos jemi të gatshëm. Mos kërkoni përgjigje, ngase pyetjen që do të parashtroni me siguri se nuk do t’i pëlqejë partnerit tuaj, prandaj, duhet të ndaleni, të qetësoheni dhe të vazhdoni më pas aty ku keni mbetur.

Aroma e keqe nga goja

Disa aroma është e vështirë t’i hiqni qafe në krahasim me disa aroma të tjera, pra keni kujdes se çfarë konsumoni para se të dilni në takim. Aromën e keqe nga goja mund ta largoni me ndonjë çamçakëz, por të jeni të gatshëm ngase kurrë nuk i dihet kur keni nevojë.

Keni harruar të depiloheni

Kjo situatë është tepër e pakëndshme, por nëse tashmë gjendeni në një situatë të tillë nuk mund të bëni edhe shumë, e vrapimi histerik në banjë për depilim nuk do të ishte edhe ndonjë ide e qëlluar.

Telefoni cingëron pandërprerë

Përkujdesuni që të gjitha thirrjet t’i bëni para se të mbeteni vetëm, ngase në ato momente, gjëja e vetme në të cilët duhet të përqendroheni është partneri juaj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test