Si t’i bëni bicepset më të fortë: Teknika “21s” për masë më të madhe muskujsh - Bota Sot
Si t’i bëni bicepset më të fortë: Teknika “21s” për masë më të madhe muskujsh

Life style

E mërkurë, 15 gusht 2018

Si t’i bëni bicepset më të fortë: Teknika “21s” për masë më të madhe muskujsh

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 06:25
Foto ilustrim

Zbuloni teknikën më të mirë në botë të bodybuildingut “21s”, e cila garanton muskuj më të mëdhenj të duarve për një kohë të shkurtër.

Kur bodybilderët dëshirojnë bicepse më të fuqishëm i bëjnë nëpërmjetteknikës “21s”.

Kjo teknikë nënkupton t’i bëni gjithsej 21 përsëritje në një seri dhe duke i ekzekutuar variacionet e ndryshme të përkuljes së bicepsit, të cilat në mënyrë maksimale ndërtojnë forcën e zhvillimit të muskujve.

Trajnimi:

Merreni shufrën e shtrembër EZ në të cilën duhet t’i keni vendosur peshat dhe ekzekutoni ushtrimet sipas kësaj skeme të përsëritjeve:

– 7 përsëritje të pjesës së poshtme të lëvizjeve
– 7 përsëritje të pjesës së epërme të lëvizjeve
– 7 përsëritje të përkuljes së plotë të bicepsit

Për të qenë stërvitja sa më sfiduese, BJ Gaddour, rekomandon shtimin e peshave në çdo seri të ardhshme.

Gjithashtu mund të shtoni vëllimin e numrit të përsëritjeve nga 7 në 8, 9 apo 10.

Ekziston edhe varianti në kuadër të 20 sekondave. Me kohë këtë përkufizim shtojeni për 5 apo 10 sekonda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test