Shokon 25 vjeçari: E tradhtova të fejuarën dy ditë pasi i propozova martesë dhe tani jam i tmerruar pasi... - Bota Sot
Shokon 25 vjeçari: E tradhtova të fejuarën dy ditë pasi i propozova martesë dhe tani jam i tmerruar pasi...

Life style

E hënë, 20 gusht 2018

Shokon 25 vjeçari: E tradhtova të fejuarën dy ditë pasi i propozova martesë dhe tani jam i tmerruar pasi...

Nga: Bota sot Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 13:22
Ilustrim

Një djalë 25 vjet ka rrëfyer për The Sun se e ka tradhtuar të fejuarën e tij, vetëm dy ditë pasi i ka propozuar që të martohet me të, përcjell Bota sot.

Djali thotë se e do si i çmendur të fejuarën e tij, por që nuk mund të ndalet së tradhtuari, derisa ka vëmendje nga shumë femra.

Rrëfimi i plotë i tij:

E tradhtova të fejuarën time vetëm dy ditë pasi i propozova që të martohej me mua.

E dua atë si i çmendur por nuk mund ta ndihmoj veten kur ndonjë femër tjetër e bukur më kushton vëmendje.

Unë kurrë nuk jam ndier i tërhequr nga ndonjë femër sikur nga e dashura ime dhe e di se ajo do të më lërë nëse e kupton. Por unë ende e bëj këtë.

Prindërit e mi janë ndarë kur unë isha 11 vjet pasi babai im tradhtonte gjithmonë.

Nëna ime u bashkua me një mashkull tjetër vetëm dy vite më vonë.

Ai e ka trajtuar atë si të pisët por ajo i ka dhënë gjithë vëmendjen dhe më ka injoruar mua.

E kam urryer atë dhe kur i kam bërë 16 vjet unë kam shkuar të jetoj me miq në një shtëpi.

Kam qenë një lojtar me femrat por kështu ishin shumë prej miqve të mi. Unë zakonisht kam pasur vëmendje të madhe nga femrat dhe kam përfunduar duke bërë seks me to.

Kam pasur disa lidhje por asgjë speciale. E kam njohur të dashurën time para dy vitesh dhe që atëherë jemi bashkë.

Ajo është 34 vjet ndërsa unë jam 25 dhe së fundmi jemi zhvendosur në një shtëpi së bashku.

Unë kurrë nuk kam qenë kaq i lumtur sa jam me të. Nëse unë dua të dal me miq ajo gjithmonë pajtohet me këtë, por ajo do të shkatërrohet nëse e kupton se çka po bëj me ta.

Javën e kaluar ishte ditëlindja e saj dhe unë i propozova martesë. Ajo tha menjëherë po dhe unë u betova se do të ndaloja së tradhtuari.

Më pas dy ditë më vonë unë shkova në një klub me shokët e mi dhe u takuam me një grup vajzash. Njëra nga to flirtoi me mua dhe unë e qerasa me disa pije. Ajo ishte 21 vjet. Ne kaluam natën bashkë dhe në fund vendosëm që të marrim një taksi bashkë pasi ajo jetonte afër meje.

Kur shkuam afër shtëpisë së saj ajo më ftoi brenda dhe unë edhe pse e dija se çka të ndodhte, shkova dhe përfunduam duke bërë seks.

Ndihem tmerrshëm për këtë dhe ndihem i tmerruar ta humbas të fejuarën time. Dua të ndaloj së tradhtuari por nuk mund të bëj asgjë.

Përgjigja e psikologes:

Ti mund të ndalosh së tradhtuari por fillimisht duhet ta kuptosh pse e bën këtë. Më pas mund të marrësh vendim që të ndalosh.

Fëmijëria jote ka qenë pa shembull të një lidhje me dashuri dhe ka ndikuar edhd injorimi që të ka bërë nëna.

Kjo të pengon që të përkushtohesh për vetëm një femër tani.

Plus që je mësuar me vëmendjen e femrave dhe vendimi për të mos tradhtuar duket të jetë më i vështirë. Bëj disa konsultime që të ndihmojnë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test