Xhelozitë përjetohen ndryshe në gjini të ndryshme - Bota Sot
Xhelozitë përjetohen ndryshe në gjini të ndryshme

Life style

E martë, 14 gusht 2018

Xhelozitë përjetohen ndryshe në gjini të ndryshme

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 16:57
Foto ilustrim

Xhelozia është një ndjenjë natyrale, por kur e kalon masën shndërrohet në sëmundje patologjike. Partnerët gjithmonë duhet t'i vlerësojnë emocionet dhe surprizat e këndshme, sepse ato janë elementi më vital në raportin çift.

Meshkujt përgjithësisht xhelozojnë për paraqitjen e femrës së tyre, si për shembull: për veshjen; mundohen të kontrollojnë se me kë komunikojnë ato, me kë flasin, duke u siguruar gjithmonë për të bërë publik faktin se femra është në krahët e tyre, pasi në këtë mënyrë e mposhtin xhelozinë.

Kjo xhelozi, ka ardhur si tipar i trashëguar ose si traditë që me lindjen e njerëzimit, me lindjen e dashurisë nga vetë natyra dominuese.

Femrat përgjithësisht xhelozojnë për ambientin rrethues të partnerit të tyre, për mënyrën si e kalojnë ata kohën dhe me kë e kalojnë, për pasionin e tyre, për faktin se pretendojnë se lihen mbas dore nga koha që ai i kushton shoqërisë së tij.

Kjo mënyrë të xhelozuari është krijuar kohët e fundit, pra me evoluimin e kohërave, teknologjisë dhe formave të reja të argëtimit.

Në të vërtetë, xhelozia është një ndjenjë natyrale, por kur e kalon masën shndërrohet në sëmundje patologjike. Në këto raste personi duhet të pranojë gjendjen e tij dhe të marrë mbështetje psikologjike, pasi vetëm kështu mund ta mposhtë e të marrë fryte pozitive nga kjo terapi.

Sigurisht që mosndarja e kohës së mjaftueshme për partnerin, mosplotësimi i nevojës për dashuri ndikon në shtimin e ndjenjës së xhelozisë, pasi personat që u kushtojnë kohë të mjaftueshme njëri…tjetrit vlerësojnë bisedën në çift, ndajnë jetën e përditshme, nuk përjetojnë kriza xhelozie.nPartnerët gjithmonë duhet t’i vlerësojnë emocionet dhe surprizat e këndshme, sepse ato janë elementi më vital në raportin çift.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test