As në punë e as në internet: Vendi ku do ta takoni fatin e jetës

Life style

As në punë e as në internet: Vendi ku do ta takoni fatin e jetës

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 10:59
Ilustrim

Nëse jeni duke kërkuar fatin e jetës tash e një kohë, atëherë keni qenë duke kërkuar në vende të gabuara.

Por nuk keni faj, fundja fundit, askund nuk ekziston një udhëzues që tregon se ku duhet ta kërkojmë dashurinë.

Mirëpo, një hulumtim i fundit duket se e ka zgjidhur këtë problem, sepse e ka zbuluar vendim më të zakonshëm ku njerëzit takohen me shpirtin binjak.

Sipas anketimit, britanikët janë të prirë ta takojnë dashurinë e jetës në ndonjë organizim social sesa në punë ose përmes internetit.

Anketimi, i kryer me 2,000 britanikë, ka zbuluar se një pjesë e madhe e çifteve të martuara ishin takuar për herë të parë kur kishin dalë të gjithë miqtë së bashku dhe ishin njoftuar aty.

Një në pesë çifte janë takuar përmes punës, ndërsa një në dhjetë çifte janë martuar me dashurinë e shkollës së mesme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat