Tregim pak më ndryshe për ditën e të dashuruarve

Life style

Tregim pak më ndryshe për ditën e të dashuruarve

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 12:23
Ilustrim

Dashuria në botën postmoderne matet bashkë me shoqërinë konsumatore, ndërkaq Dita e të Dashuruarve përputhet shkëlqyeshëm me mundësitë të cilat na imponon ajo, mirëpo imponon edhe obligime.

Ju patjetër duhet ta madhëroni dashurinë tuaj me dhuratën e cila patjetër duhet të jetë romantike dhe këndshme, kur ju duhet patjetër të jeni inovativ dhe surprizues, porsi dashuria juaj e cila vetëm atë ditë ngrihet deri në qiell dhe kthehet prapa.

E pra, edhe kuleta juaj duhet të jetë plot. Sepse ky është një tregim më ndryshe, sepse tani këto janë kohë të tjera, sepse dashuria është e vërtetë, e sinqertë, transmeton Telegrafi.

Një buzëqeshje e sinqertë, një puthje spontane, një shikim dashurie do të humbej diku tashmë në gjysmë rruge deri te kuleta juaj derisa ju kaplojnë djersë goxha të mëdha në fytyrë duke u hamendur për disa lule më shumë në buqetën që do ta blini.

Në fotografitë popullore të cilat si rrufeja këmbehen në rrjetet shoqërore në plan të parë theksohen buqetat e mëdha me lule të kuqe. Nuk ka rëndësi se cilës vajzë i janë dedikuar, por rëndësi ka një shenjë “e vogël” kujdesi që vetëm pret rastin e vet ideal që të zëvendësohet me diçka më të madhe.

Dashuria është në një pozitë aq të palakmueshme, ndërkaq Dita e të Dashuruarve është aq e parashikueshme, si p.sh., pafrumi nga parfumeria e lagjes në të cilin ekspozohen markat me mbështjellës plishi të cilat mund t’ju shërbejnë si jastëk për dremitje të pasdites apo kartat e kuqe në të cilat do të shkruante “Të dashurës më të mirë/të dashurit më të mirë”.

Dhe kështu duke u sjellë në rreth, besnikërinë tuaj ndaj njëri-tjetrit e masni me dhuratë dhe gjithnjë e më shpesh me reagimin e munguar apo të sinqertë ndaj dashurisë.

Shtrohet pyetja, me çka ju do të krenoheni nëse partneri nuk do të jetë në lartësinë e detyrës, ç’është ajo që dëshironi dhe a mund të përballet dashuria juaj me këtë nëse i dashuri juaj “harron” 14 shkurtin. Nuk do të jetë e mundshme për shkak se jeni mësuar, për shkak se prisni, për shkak se dini. Ka edhe përjashtime, mirëpo më shumë ka të bëjë me dashurinë tuaj, për mënyrën se si feston. Duhet ta pranoni, një shenjë e vogël kujdesi më nuk është e mjaftueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat