Ilaçi natyral që ndihmon nëse keni rënie flokësh dhe thonj të dobët

Life style

Ilaçi natyral që ndihmon nëse keni rënie flokësh dhe thonj të dobët

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 09:55
Ilustrim

A keni thonj të dobët? A keni probleme me gjumin? A keni poashtu edhe rënie flokësh?

Nëse jeni përgjigjur “PO” në këto pyetje, shanset janë që keni një çregullimt të gjëndrave tuaja veshkore.

A e dini se çka janë gjëndrat veshkore? Janë gjëndra endokrine që ndodhen në veshkë.

Ekspertët pohojnë se funksioni i tyre është të prodhojnë disa hormone duke përfshirë steroidet dhe adrenalinën.

Këto hormone ndihmojnë rregullimin e metabolizmit, sistemin imunitar, shtypjen e gjakut dhe ndihmojnë trupin të përballojë stresin.

Prandaj, mosfunksionimi i rregullt i gjëndrrave veshkore mund të sjellë disa probleme shëndetësore.

Por mos u brengosni. Më poshtë gjeni një recetë natyrale që ndihmon që këto gjëndra të funksionojnë shumë mirë.

E rëndësishme është se ky ilaç natyral mund të përgatitet në shtëpi shumë lehtë. Duhet vetëm të ndiqni instruksionet që i gjeni më poshtë.

Çfarë ju duhet?

Mjaltë (preferohet të jetë organik)

Arra braziliane

Xhenxhefil pluhur

Gjethe të thara të majdanozit

Rrush të terur

Si ta përgatisni këtë ilaç natyral?

Në fillim, bluani arrat dhe gjethet e majdanozit. Më pas, shtoni rrushin e terur, pak mjaltë dhe pak xhenxhefil.

Mënyra dhe koha e përdorimit:

Duhet të konsumoni 2 lugë gjelle nga kjo përzierje në mëngjes, në stomak të zbrazët.

Ekspertët thonë se duhet të përdorni këtë ilaç 2-3 herë në javë në mënyrë që të ktheni balancin e duhur hormonal në trupin tuaj.

Shpejt do të vëreni rezultatet e para – do të flini më mirë dhe thonjtë e flokët tuaj do të jenë më të fortë dhe të shëndetshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat