Një djalë ka mësuar se do të bëhet baba. Edhe pse ky duhet të jetë normalisht një lajm i gëzuar, mesa duket djali nuk e ka përjetuar aspak në këtë mënyrë. Kjo është historia e rrëfyer për “ShkodraNeës”.
“Mora fund në plot kuptimin e fjalës.
Jam një 21 vjeç nga Lezha dhe kam të dashur një 23-vjeçare.
Shkojmë mirë, kemi harmoni, por deri më sot nuk kishim plane fejese.
Ose më saktë deri mbrëmë. Thashë për Shën Valentin po kalojmë bukur, prenotova hotelin, darkën e çdo gjë.
Darka kaloi shumë bukur. E shihja shumë të gëzuar në tavolinë, por mendova se e ka nga surpriza e nga Shën Valentini.
Ok, shumë mirë deri këtu. Edhe unë po ndihesha shumë mirë. Ai mishi po ma hiqte trurin sa mirë ishte gatuar.
Shkojmë në dhomë, e unë tërë qejf.
Kur më kap duart dhe m’i vendos tek barku i saj dhe më thotë: Do të bëhesh babi!
O Perëndi, i thashë, thuaj që po luan!
Jo, më tha. Aty unë mbarova krejt. Gati sa nuk më ra të fikët.
Nuk dija ç’të bëja. Goja më iku. U zverdha, u djersita. Doja vetëm të ikja.
Ajo mbeti. Është vajzë e mirë, por ne s’jemi kërkund që të bëhemi prindër.
Nisi të qante se unë s’po reagoja. Tërë natën ashtu kam qëndruar i mpirë.
Ajo rrinte në heshtje. Sot nuk i kam bërë telefon sepse nuk di çfarë t’i them.
Ju lutem më këshilloni, s’jam i keq, por s’jam gati…”, shkruan ai.