Beqares i bie “bingo”, martohet me milionerin me një shikim

Life style

Beqares i bie “bingo”, martohet me milionerin me një shikim

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 00:10
Ilustrim

Një 32-vjeçare, e cila nuk kishte pasur fat në dashuri u kurorëzua në martesë me një milioner, fakt të cilin e zbuloi vetëm pas ceremonisë.

Stephanie, një oficere policie nga Epsom, Surrey ishte pjesë e reality shoë-t, “Martesë me shikim të parë”, ku pas një sërë testesh psikologjike e shkencore, asaj iu gjet partneri më i përshtatshëm.

Ai ishte Ben, një 36-vjeçar, i cili përveçse një njeri tejet romantik dhe në kërkim të një partnereje, rastisi edhe me prona, vlera e të cilave kapnin milionat.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja “DailyMail”, çifti kishte pasur një tërheqje të menjëhershme, që në momentin e parë që ishin takuar.

Stephanie kishte qenë vetëm prej gati 1 viti përpara se të merrte pjesë në këtë eksperiment dhe rrëfeu se çdo lidhje që kishte pasur në të shkruarën kishte dështuar.

Terapisti dhe psikologu Jo Coker e bëri bashkë 32-vjeçaren me Ben për shkak të personaliteteve të tyre dhe dëshirës për të gjetur partner.

Ata u martuan në serinë e parë të spektaklit “Martesë me shikim të parë”, që transmetohet në Channel 4, Britani, ndonëse nuk ishin takuar kurrë më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat