Si të ballafaqoheni me stresin: Top këshillat për relaks

Life style

Si të ballafaqoheni me stresin: Top këshillat për relaks

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 12:03
Ilustrim

Të gjithë herë pas here përjetojmë stres, qoftë nga presioni i punës, nga brengat e lidhjes apo nga problemet financiare.

Por është e rëndësishme të mësoheni ta kontrolloni stresin dhe të mos e lini t’ju kthehet në ankth e shqetësim, sepse pastaj reflektohet në simptoma fizike.

Ka shumë mënyra përmes së cilave mund ta kontrolloni stresin, ndërsa më poshtë i keni disa prej tyre.

Provoni meditimin
Të gjithë kemi dëgjuar për meditimin, por a e keni provuar ndonjëherë? Ekspertët shpjegojnë se meditimi është mënyrë e mahnitshme për ta lejuar trupin dhe mendjen të ngadalësohen. Nëse nuk ia keni fare haberin meditimit, atëherë mund të provoni aplikacione telefoni si ‘Calm’ për t’ju ndihmuar të filloni.

Edhe bimët mund t’ju ndihmojnë…
Nutricionistët tregojnë se edhe disa bimë të caktuara mund t’ju ndihmojnë të relaksoheni. Sipas tyre, ka disa bimë që njihen si ‘bimë shëruese’, e në mesin e tyre janë basili i shenjtë, astragalusi, maca, rodiola, etj.

Rritni nivelet e Omega-3 të cilat i konsumoni
Për ta parandaluar stresin, ju nevojiten acidet yndyrore omega-3, në veçanti DHA. Është e rekomandueshme të hani dy herë në javë salmon ose peshq tjerë me vaj, por edhe përdorimi i suplementeve të omega-3 mund t’jua ulë ankthin deri në 20 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat