11 gjëra që njerëzit e zgjuar nuk i thonë

Life style

11 gjëra që njerëzit e zgjuar nuk i thonë

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 21:28
Ilustrim

Këto fraza kanë fuqi të veçantë: ato kanë një aftësi për t’iu bërë të dukeni keq edhe kur fjalët janë të vërteta.

Më e keqja, nuk mund t’i tërheqësh ato sapo  të rrëshqasin.

Nuk po fas për rrëshqitjet e gjuhës, shakatë, ose për hapat e gabuar. Këto nuk janë mënyrat e vetme të cilat ju bëjnë të dukeni keq.

Shpesh janë vërejtjet delikate, ato të cilat na bëjnë të dukemi si të paaftë dhe pa vetëbesim, të cilat bëjnë dëmin më të madh.

Varësisht se sa të talentuar jeni ose çfarë keni përmbushur, ka fraza të caktuara të cilat menjëherë ndryshojnë mënyrën se si njerëzit ju shohin dhe përgjithmonë mund të ju shohin në atë dritë negative. Këto fraza janë shumë negative të cilat mund të dëmtojnë karrierën tuaj.

Sa nga këto dëmtuese karrierash keni dëgjuar në zyrë së fundmi?

Nuk është fer

Të  gjithë mendojnë se jeta nuk është e drejtë. Të thuash se nuk është e drejtë do të thotë se ju mendoni se jeta duhet të jetë e drejtë, e cila ju bën të dukeni të pamatur dhe naivë.

Nëse nuk dëshironi që të dukeni keq, duhet të pranoni faktet, të qëndroni konstruktiv, dhe t’a lini intepretimin tuaj jashtë. Për shembull, mund të thoni, ‘’E kam vënë re se ia dhatë Ann atë projekt të madh për të cilin po shpresoja. A do mund të më tregonit se çfarë ju shtyu në atë vendim të madh? Kisha pasur dëshirë t’a dija se pse nuk u zgjodha unë, që  të mund t’i përmirësoj ato  aftësi’’.

Në këtë mënyrë është bërë gjithmonë

Ndryshimet e teknologjisë po ndodhin shumë shpejtë saqë edhe një proces gjashtë muajsh mund të jetë i vjetruar. Duke thënë se kjo është mënyra përmes të cilës është bërë gjithmonë nuk ju bën të tingëlloni vetëm përtacë dhe rezistues ndaj ndryshimeve, por mund t’a bëjë shefin tuaj të pyesë veten se pse nuk keni provuar t’i përmirësoni gjërat vetë. Nëse me  të vërtetë po bëni gjërat në mënyrën se si janë bërë gjithmonë, me siguri ka një mënyrë më të mirë.

S’ka problem

Kur dikush ju kërkon të bëni diçka ose ju falenderon për diçka, dhe i thoni s’ka problem, ju po nënkuptoni se kërkesa e tyre është një problem. Kjo i bën njerëzit të ndihen se po ju ngarkojnë.

Ajo që duhet të bëni është t’i tregoni njerëzve se jeni të lumtur për punën tuaj. Thoni diçka si ‘’Ishte kënaqësia ime’’ ose ‘’Do isha e lumtur të punoja në të’’. Është një ndryshim delikat në gjuhë, por ka ndikim të madh te njerëzit.

Mendoj…/Kjo mund të mos jetë një ide e mirë…/Do t’a bëj një pyetje të marrë

Këto fraza menjëherë shkatërrojnë besueshmërinë tuaj. Edhe nëse i përcillni këto fraza me ide të mira, ato tregojnë se ju keni mungesë të vetëbesimit, e cila i bën njerëzit me të cilët po flisni të humbasin besimin në ju.

Mos u bëni kritiku më i madh i vetes. Nëse nuk besoni në atë që thoni, askush nuk do të besojë. Dhe, nëse me të vërtetë nuk dini diçka, thoni, ‘’Nuk i kam këto informata tani, por do t’i gjej dhe do t’i dërgoj’’.

Kjo do të zgjasë vetëm një minutë

Të thoni se diçka zgjat vetëm një minutë dobëson aftësitë tuaja dhe jep përshtypjen se ju nxitoni gjatë detyrave. Vetëm nëse me të vërtetë do t’a përfundoni atë punë në 60 sekonda, thoni se nuk do të zgjasë shumë, por mos e bëni  të nënkuptohet se detyra do të përfundohet më shpejtë se sa mundet.

Do të provoj

Sikur fjala mendoj, do të provoj tingëllon dekurajuese dhe sugjeron se ju keni mungesë vetëbesimi në aftësitë tuaja për të kryer detyrën. Merrni zotërim të plotë të aftësive tuaja. Nëse ju kërkojnë të bëni diçka, ose përkushtojuni tërësisht ose ofroni një alternativë, por mos thoni se do të provoni sepse tingëllon sikur nuk do të mundoheni shumë.

Ai është përtac/i paaftë/idiot

Nuk ka asgjë pozitive në deklarimin e nënçmimit për një koleg. Nëse deklarata juaj është e saktë, të gjithë tashmë e dinë, kështu që nuk keni nevojë t’a tregoni. Nëse është e pasaktë, ju jeni ai i cili përfundon duke u dukur si idiot.

Gjithmonë do të ketë njerëz të paaftë dhe të ashpër në vendin e punës, dhe gjasat janë që të gjithë e dinë se kush janë ata. Nëse nuk keni fuqinë për t’i ndihmuar ata të përmirësohen, atëherë nuk do të fitoni asgjë duke transmetuar marrëzitë e tyre. Shfaqja e paaftësisë së kolegut tuaj mund të duket si një përpjekje për t’a bërë veten të dukesh më i mirë. Egërsia juaj në mënyrë të paevitueshme do të kthehet në formë të mendimeve negative të kolegëve për ju.

Kjo nuk është në përshkrimin e punës time

Kjo frazë shpesh sarkastike ju bën të tingëlloni se ju jeni në gjendje të bëni vetëm minimumin e kërkuar për të marrë rrogën, e cila është një gjë e keqe nëse ju pëlqen siguria në punë.

Nëse shefi juaj ju kërkon diçka e cila ju duket e papërshtatshme për pozitën tuaj, lëvizja më e mirë është që të përfundoni detyrën me padurim. Më vonë, caktojeni një bisedë me shefin për të diskutuar rolin tuaj në kompani dhe se a ka nevojë përshkrimi i punës tuaj për një përmirësim. Kjo ju siguron që të shmangni dukjen e mendjengushtit. Gjithashtu ju bën që ju dhe shefi juaj të zhvilloni një kuptim afat-gjatë të asaj se çfarë duhet të bëni e çfarë jo.

Nuk është faji im

Nuk është kurrë një ide e mirë të fajësoni. Bëhuni të përgjegjshëm. Nëse keni pasur një rol, ska rëndësi se sa të vogël, në atë që shkoi keq, merrni përgjegjësinë. Nëse jo, ofroni një objektivë, një shpjegim të asaj që ka ndodhur. Pranoni faktet, dhe lejoni që shefi dhe kolegët tuaj të marrin përfundimet e veta se kush është fajtor.

Momentin që filloni të drejtoni gishtin është momenti kur njerëzit fillojnë të ju shohin si dikë i cili nuk mban përgjegjësi për veprimet e veta. Kjo i bën njerëzit nervoz. Disa do të shmangin të punuarit me ju, dhe të tjerët do ju fajësojnë të parin kur diçka shkon keq.

Nuk mundem

‘Nuk mundem’ është motra e ‘Nuk është faji im’. Njerëzit nuk kanë dëshirë të dëgjojnë se nuk mundeni sepse mendojnë se nuk dëshironi.  Të thoni se nuk mundeni sugjeron se nuk jeni të gatshëm të bëni atë që duhet.

Nëse me të vërtetë nuk mund të bëni diçka për shkak se me të vërtetë nuk keni aftësitë e nevojshme, duhet të ofroni një zgjidhje alternative. Në vend se të thoni atë që nuk mund të bëni, tregojeni atë që mund ta bëni. Për shembull, në vend se të thoni ‘’Nuk mund të qëndroj vonë sonte’’, thotë ‘’Mund të vij nesër herët në mëngjes. A do të ketë ajo sukses? ‘’Në vend të ‘’Nuk mund t’i analizoj ata numra’’, thoni ‘’ Nuk e di ende se si ta bëj këtë lloj të analizës. A ka dikush që mundet të më tregojë që ta bëj vetë herën tjetër’’?

E urrej këtë punë

Gjëja e fundit që dikush dëshiron t’a dëgjojë në punë është dikë i cili ankohet se sa shumë e urren punën e  tij. Nëse bëni kështu ju etiketon si person negativ dhe ul gjendjen morale të grupit. Shefët shpesh vërejnë këta persona, dhe ata e  dinë se ka gjithmonë zëvendësime entuziaste duke pritur për vendin tuaj.

Përfundimi

Eliminimi i këtyre frazave nga fjalori juaj ju bën të fitoni shumë. Ato kanë tendencë të ngjiten për ju, deri sa të mësoni shprehinë që të mos i thoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat