Doni një marrëdhënie të fortë e jetëgjatë ? Sa herë duhet të dilni vetëm pa fëmijët?

Life style

Doni një marrëdhënie të fortë e jetëgjatë ? Sa herë duhet të dilni vetëm pa fëmijët?

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 20:18
Ilustrim

Ardhja në jetë e fëmijëve e pakëson gjithnjë e më tepër kohën që prindërit kalojnë vetëm me njëri-tjetrin. Lindja dhe rritja e një fëmije kërkon më shumë energji, përkushtim, ku duke u marrë me gjithçka që ata kanë nevojë (ushqimi, larja, veshja, etj), dëshira për të dalë fillon e zbehet.

Megjithatë, edhe kur dalin, prindërit marrin fëmijët me vete. Kjo bën që çifti të mos ketë më hapësirën e tij, e nëse diçka e tillë përsëritet në një afat të gjatë kohor, krijon probleme të pakthyeshme.

Pse është e rëndësishme të dilni vetëm? Çiftit i nevojitet koha dhe hapësira për të dialoguar rreth njëri-tjetrit dhe marrëdhënies së tyre. Fëmijët janë shumë të rëndësishëm, por po kështu edhe dashuria mes dy prindërve, dhe nëse nuk i kushtoni kohë njëri-tjetrit, do të lindin keqkuptime. Pikërisht për shkak të lodhjes që vjen nga puna dhe rritja e fëmijëve, prindërit kanë nevojë që të paktën një herë në javë të kalojnë disa orë vetëm për t’u çlodhur, për t’u argëtuar e për t’u ndjerë të bashkuar.

Nuk ka pse të ndiheni në faj: Shumë prindër nuk i japin kohë vetes për t’ju dedikuar njëri-tjetrit, kjo sepse nuk dinë me kë të lënë fëmijët, ose ndihen fajtorë për këtë. Në fakt, thjesht disa orë dedikuar partnerit nuk i bëjnë asgjë të keqe fëmijës, madje ndihmojnë që prindërit të ndihen mirë, e rrjedhimisht të jenë më të suksesshëm edhe me fëmijët.

Dialogu: Ajo që është më e rëndësishme është dialogu për të ruajtur ekuilibrin. Një darkë jashtë, një shëtitje në park, ose një mbrëmje në kinema do të ndihmojnë që çifti të ndihet më afër, t’i lejojë ata të dialogojnë, diskutojnë dhe tregojnë se çfarë ndodh me ta. Pak më shumë kohë për veten dhe për njeri-tjetrin, do ta afrojë më shumë çiftin, gjë që për fat të keq ndodh gjithmonë e më pak tek shumë prindër pas ardhjes në jetë të një fëmije.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat