Gjërat që nuk duhet t’i pranoni kurrë në një marrëdhënie

Life style

Gjërat që nuk duhet t’i pranoni kurrë në një marrëdhënie

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 22:56
ilustrim

Ju mund të vendosni për një sërë gjërash në jetë: ku të shkoni për darkë për ditëlindjen e nënës suaj, për shembull. Ose destinacioni më pak i shtrenjtë por po aq i këndshëm për pushimet tuaja të ardhshme. Por ka një gjë që ju kurrë nuk duhet të bëni kompromis: marrëdhënia juaj. Më poshtë, disa ekspertë të martesës shpjegojnë se cilat aspekte nuk duhet të pranoni në një marrëdhënie.

1. Një partner i cili nuk jepet 100% në një marrëdhënie. Bini në dashuri me dikë që me padurim dëshiron të ketë një marrëdhënie të lumtur, të shëndetshme dhe stimuluese, jo me dikë që tenton të humbasë përqendrimin, duke shkarkuar peshën e plotë të marrëdhënies me ju, thotë Carin Goldstein, një psikologe e matesave dhe familjeve në Sherman Oaks të Kalifornisë. “Nuk ka asgjë më të keqe se një marrëdhënie në të cilën partneri nuk është në gjendje të vetë-analizojë”, tha ajo. “Është e nevojshme që ai të njohë mënyrën se si veprimet e tij ndikojnë në marrëdhënie”.

2. Një partner i cili nuk mund të thotë “unë kam gabuar”. Është shumë e rëndësishme të jesh me dikë që di të pranojë gabimet e tij, thotë Gal Szekely, themeluesi i Qendrës së Çifteve për terapinë në Kaliforni Veriore. “Natyrisht, ju nuk dëshironi të keni një partner që është gjithmonë në mbrojtje ose tenton të heqë gabimet”, pohon ai. “Kur nuk jemi të gatshëm të marrim përgjegjësitë tona, nuk jemi të hapur për të ndryshuar dhe nëse nuk mund të zhvillohemi e të rritemi, nuk do të jemi në gjendje të përshtatemi me rrethanat në ndryshim të jetës sonë dhe nevojave të partnerit tonë”.

3. Një partner që nuk ka sens humori. Jeta në mënyrë të pashmangshme ju rezervon disa goditje të papritura. Për t’i lehtësuar ata, është e rëndësishme që të ketë një ndjenjë humori, tha Amy Begel, një analiste e martesës dhe familjes në Nju Jork. “Ju do të duhet të merreni me ulje-ngritjet e jetës dhe marrëdhëniet, dhe herë pas here, duke parë çiftet që marr në studio, e kuptoj se njëri prej tyre merr shumë seriozisht ndodhitë e jetës. Kështu që është e domosdoshme që t’i marrim me sportivitet disa gjëra në jetë”.

4. Një partner që nuk rritet bashkë me ju. Zgjidhni dikë që dëshiron të rritet dhe të mësojë me ju, gjatë ekzistencës. Mos e humbni kohën tuaj me një person që nuk dëshiron të përmirësohet, veçanërisht nëse veprimet dhe qëndrimet e tij tashmë kërkojnë përmirësime, sugjeron Winifred Reilly, këshilltar i martesës dhe familjes në Berkeley të Kalifornisë. “Kur flitet për martesën, të gjithë kemi shumë për të mësuar, askush prej nesh nuk shkon në të me përgatitjen e nevojshme dhe ne nuk mund të dimë se si të merremi me sfidat e pashmangshme me të cilat po përballemi”, shpjegoi ai. “Çiftet më të forta janë ata që dëshirojnë të pyesin veten dhe të heqin dorë nga bindjet e padobishme, për të adoptuar ide dhe sjellje të reja”.

5. Një partner jo shumë i kuptueshëm. Nëse, pasi jeni ankuar për ditën tuaj të gjatë të punës, gjysma juaj e ëmbël ngre kokën nga telefoni juaj i mençur dhe pyet: “Çfarë, çfarë thua?” ndoshta nuk jeni me personin e duhur, thotë Goldstein. “Të dimë si të kuptojmë njëri-tjetrin është baza e çdo marrëdhënieje”, vazhdon ai. “Duke filluar një marrëdhënie në të cilën personi tjetër nuk është në gjendje apo nuk dëshiron të vendosë veten në rolin tënd është sikur të përpiqesh të marrësh gjak nga një rrepë, në fakt do të kesh një marrëdhënie në të cilën do të ndihesh i vetmuar”.

6. Një partner që nuk është tifozi juaj (ose tifozja) numër një. Në një marrëdhënie të shëndetshme, partneri duhet të jetë mbështetësi juaj i parë. Nuk i injoron cilësitë tuaja, nuk ju pengon të arrini qëllimet tuaja dhe në përgjithësi shton diçka për jetën tuaj, shpjegon Szekely. “Një partner i mirë ju mbështet, brohoret për ju, ju ndihmon të përballeni me frikën dhe të stimuloni sigurinë tuaj”, thotë ai. “Në përgjithësi, gjysma tjetër e mollës ka cilësi që nuk na përkasin, kështu që ajo mund të na plotësojë në njëfarë mënyre. Kur kjo ndodh për të dy, ju ndryshoni për mirë, duke u bërë versioni më i mirë i vetes. Në këtë mënyrë do të ndiheni më të qetë dhe do të jeni në gjendje të rriteni së bashku”.

7. Një partner që varet shumë nga ju. Si çift, ju duhet të plotësoni jetën njëri-tjetrin, por të mbeteni dy subjekte të veçanta që janë në gjendje, nëse është e nevojshme, të ndihen mirë dhe të kënaqen edhe vetë, thotë Begeli. “Duhet të jeni në gjendje të mbështetni veten,” vazhdon ai. “Është një cilësi jashtëzakonisht e rëndësishme, por e nënvlerësuar, në një marrëdhënie.” Ajo bie në kategorinë e respektit vetjak: mbajtja e një doze të shëndetshme të këtij kapaciteti të pandryshuar do të promovojë në një afat të gjatë respektin e ndërsjellë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat