Zbulohet dita kur shumica e çifteve bëjnë seks me shpresën se do të mbesin shtatzënë

Life style

Zbulohet dita kur shumica e çifteve bëjnë seks me shpresën se do të mbesin shtatzënë

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 12:17
ilustrim

Dy janari është edhe zyrtarisht dita ku shumica e çifteve tentojnë të mbesin shtatzënë – pra dita kur miliona çifte të reja bëjnë seks me shpresën se pas nëntë muajve do të bëhen me fëmijë!

Sipas një studimi, çiftet priren që me 2 janar të bëjnë seks mesatarisht në orën 22:36, duke e bërë këtë ditë si më të popullarizuarën të vitit ku çiftet ngjizen. Statistikat zyrtare tregojnë se dita më e zakonshme kur lindin fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar është 26 shtator, që i bie 38 javë pas 2 janarit.

Ekspertët e shtatzënisë thonë se kombinimi i dëshirës për të lindur një bebe në shtator, i cili do të jetë fëmija më i madh në klasë; dëshira për të shpenzuar kohë së bashku me partnerin/ën para kthimit në punë; si dhe dëshira për t’i shëruar dhimbjet e kokës nga alkooli i Vitit të Ri përmes seksit, nënkupton se 60 për qind e çifteve bëjnë seks me 2 janar me shpresën se do të mbesin shtatzënë. Megjithatë, ekspertët tregojnë se të mbeturit shtatzënë nuk është gjë aq e lehtë sa mendojnë njerëzit, dhe shumicës së çifteve shpeshherë u duhen javë e muaj për ta arritur këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat