Trendi i fundit i modës nga Instagrami: Nga nesër shkoni në punë me vetulla të këtilla dhe do të jeni Hit!

Life style

Trendi i fundit i modës nga Instagrami: Nga nesër shkoni në punë me vetulla të këtilla dhe do të jeni Hit!

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 09:00
Huda Kattan

Blogeristja Huda Kattan ka treguar mënyrën e pazakonshme të formimit të vetullave të quajtur bishti i peshkut, puna e saj ka ngazëllyer shumë përdorues të rrjeteve shoqërore. 

Trendi i vetullave të magjishme po vazhdon të dominojë edhe gjatë vitit 2018, ndërkaq këtë e tregon edhe puna e blogeristes Huda Kattan, e cila ka përkrahjen e shumë femrave.

Damat të cilat dëshirojnë të duken autentike janë ngazëllyer me vetullat bisht i peshkut, të cilat i kanë formuar menjëherë, ndërkaq fotografitë i kanë publikuar në rrjetet shoqërore.

Vetullat e formuara në këtë mënyrë janë vërtet të pazakonshme, sepse në vend të përfundimit klasik të pjesës së jashtme të harkut të vetullave, maja është e ndarë në dy pjesë dhe duket mu si bisht peshku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat