Dikur studente në të njëjtin fakultet, sot përballen si nuse

Life style

Dikur studente në të njëjtin fakultet, sot përballen si nuse

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 20:57
Nuset

“Lufta e Nuseve” është kthyer tashmë në një nga emisionet më të ndjekura të Tv Klan.

Në këtë episod të dytë të këtij sezoni fati ka bërë bashkë tre ish-studente të të njëjtit Fakultet, madje të të njëjtit auditor. Në momentin që Ami, Anisa dhe Lori takuan njëra-tjetrën kujtuan se janë përballur shpesh në korridoret e Fakultetit të Ekonomisë, ku edhe kanë kryer studimet.

Çifti i parë Ami dhe Denisi

Dita e parë e punës është e paharruar, aq më tepër kur je e sapodalë nga bankat e shkollës, kështu ka ndodhur edhe me Denisin dhe Amin të cilët janë takuar në ditën e parë të punës së Amit, e cila duket se ka rënë në dashuri me të sapo e ka parë.

Çifti i dytë Ermali dhe Lorena

Asnjë histori dashurie nuk i ngjan tjetrës. Ndaj edhe ajo e Ermalit dhe Lorenës është ndryshe nga të tjerat. Ata janë njohur në Durrës dhe për Ermalin, Lorena ka qenë dashuri me shikim të parë.

Çifti i tretë Anisa dhe Ivi

Anisa dhe Ivi i kanë shkëmbyer shikimet e para me njëri-tjetrin në bankat e Fakultetit të Ekonomisë, ku edhe studionin të dy.

Të tre çiftet duket se kanë vendosur t’i japin fund beqarisë dhe të nisin një etapë tjetër në jetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat