E qara juaj, tingulli më i keq për nënën – dedikime të bukura me rastin e 8 Marsit

Life style

E qara juaj, tingulli më i keq për nënën – dedikime të bukura me rastin e 8 Marsit

Më: 8 mars 2018 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Qysh kur iu solli në jetë, ajo u njoftua me dhimbjen e vërtetë por dhe u mrekullua me dashuri sublime.

Që kur si një fëmijë i keni shkelur flokët e nënës ajo ka ndjerë dhimbje, por njëkohësisht ajo ndjeu dhe gëzim në atë se ju po rriteni dhe sa i fortë po bëheni.

E po ashtu n dërsa ju keni kafshuar ndërsa jeni ushqyer nga qumështi i gjirit të saj, ajo ka ndjerë sërish dhimbje por është lumturuar se ju ushqeheni duke marrë edhe pikat e fundit të substancave më të shëndetshme ndonëse kishte organizëm të lodhur.

Po ashtu derisa ju ka rritur, nëna vështirë se i ka mbyllur sytë gjatë natës, nën ankthin e përkujdesjes nëse jeni mirë apo jo, keni ngrohtë apo ftohtë, jeni i uritur, djersitur etj.

Dhe, nëse keni qarë, ta dini se vaji juaj ka qenë tingulli më i keq për të.

Prandaj më poshtë mund të gjeni disa dedikime të listuara mëse të bukura që janë bërë për nënën, nga 27 personalitete botërore, ndër shekuj.

”Mashkulli e ka të sigurt vetëm një dashuri – dashurinë e nënës” (Berne)

”Fati i ardhshëm i fëmijës çdoherë është vepër e nënës” (Bonaparti)

”Nëna te fëmija, zakonisht, puth më shumë veten, se fëmijën” (Niçe)

”Pa diell nuk ka lule, pa dashuri nuk ka fat, pa grua nuk ka dashuri, pa nënë nuk ka poet, as heronj” (Gorki)

”Librin më të mirë që e kam lexuar në jetën time ka qenë Nëna!” (Abraham Lincoln)

”Nuk gjen në botë jastëk më të mirë se sa prehëri i nënës, e as trëndafil më të bukur se sa thellësirat e shpirtit të saj!” (Shekpsir)

”Nëna është ajo e cila e përkund djepin me të majtën e saj, kurse botën me të djathtën e saj!” (Napoleon)

”Sikur të ishte bota në njërën pëllëmbë të dorës time, kurse nëna në pëllëmbën tjetër të dorës, e unë… do ta zgjedhja nënën!” (Jean Jacques Rousseau)

”E ardhmja e fëmijës, varet nga nëna!” (Napoleon)

”Nëna ime është ajo e cila më ka ndërtuar!” (Edison)

”Vërtetë e tërë bota është e vogël, kurse nëna, mbetet gjithnjë e madhe!” (Victor Hogo)

”Nëna është një kandil i shenjtë që m’i ndriçon netët e jetës, me modestin dhe stilin e saj të lehtë të një amërisë!” (Shejbi)

”Nuk qetësohem kurrë, vetëm kur ta kem vendosur kokën tek prehëri i nënës sime!” (Sokrati)

”Në botë ka diçka më të vlefshme, se sa jeta bashkëshortore. Ajo diçka është nëna!” (Shafir)

”Zemra e nënës është shkolla e fëmijës!” (Henri)

”Gërrmo në zemrën e çdo gruaje se do të gjesh një nënë!” (Jules Michelet)

”Në prehërin e nënës, përgaditen burrat e vatanit!” (Joseph G. Demeter)

”Shtëpitë të cilat janë pa nëna të mira, s’janë tjetërgjë, vetëm se varre!” (Balzak)

”Mund të blesh, pothuaj çdo gjë, vetëm nënë Jo!” (Eva Danas)

”Puthjet e nënës sime, më bënë mua artist!” (Benjamin Veset)

”Fjalët më të mira që mund t’i thonë buzët është nënë!” (Xhebran)

”Një nënë e mirë vlen sa njëqind mësues…” (Victor Hugo)

”Pas çdo gjëje, ka një histori, por pas çdo historie tuajën gjithmonë është historia e nënës, sepse te e saj fillon e jotja” (Mitch Albom)

”Nëna, qoftë edhe e keqe, është gjithmonë nënë” (Bethoveni)

”Ne jemi lindur nga dashuria. Dashurina jonë është nëna jonë” (Rumi)

”Nëna është personi i vetëm në botë, i cili të do, para se të të shohë” (Johann Heinrich Pestalozzi)

”Zemra e nënës është një gropë e thellë, në fund të së cilës mund të gjesh faljen” (Honore de Balzak)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat