Aroma e mirë e parfumit u bën të ndiheni mirë, por a e dini se ai ndikon në plakjen tuaj?

Life style

Aroma e mirë e parfumit u bën të ndiheni mirë, por a e dini se ai ndikon në plakjen tuaj?

Më: 9 mars 2018 Në ora: 11:18
Ilustrim

Askush nga ne nuk mund të bëj pa parfum, por përveç gjithë benefiteve të tij duhet të dini edhe anën tjetër të monedhës. Në momentin që ju spruconi parfummin tuaj direkt në lëkurë, ai do të tregohet aq ‘agresiv’, saqë do të zbehë aftësinë e lëkurës për të mbrojtur veten kundër dëmtimit nga rrezet ultra violet. Kjo do të thotë se lëkura e mbuluar me parfum do të bëhet më e ndjeshme ndaj dëmtimit të rrezeve dhe plakjes. Qafa juaj dhe dekolteja është më e rrezikuar për t’u prekur nga kjo gjë, sepse ato janë më të ekspozuara përpara rrezeve të diellit. Kjo është edhe arsyeja pse shumë gra kanë pika në pjesën e dekoltesë dhe të qafës. Për t’u mbrojtur nga rrezet e diellit duhet të përdorni çdo ditë krem kundra diellit. Parfumin ju duhet ta spruconi tek rrobat tuaja ose në kyçin e dorës, duke qenë se ajo është pjesa më pak e ekspozuar ndaj diellit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat