Dy gjërat që të gjithë “vdesin” gjatë marrëdhënies intime, nuk janë ato që ju mendoni

Life style

Dy gjërat që të gjithë “vdesin” gjatë marrëdhënies intime, nuk janë ato që ju mendoni

Më: 9 mars 2018 Në ora: 11:48
Ilustrim

Kur nis të përfshihesh fizikisht me dikë, është normale që të kesh dilema stresuese të tipit a do të jetë seksi i mirë, apo si është ai në shtrat. Por sipas një anketimi të bërë së fundmi në SHBA-s (Singles in America) rezultoi se ato çfarë e bënin jetën seksuale më të kënaqshme nuk kishin asnjë lidhje me aftësinë fizike apo pozicionet e seksit.

Shumica e njerëzve kërkonin thjesht që partneri të ishte thjesht i kujdesshëm dhe entuziast në shtrat.

Sigurisht të arrish orgazmën është e rëndësishme, por në eksperimentet e kryera, kjo ishte renditur ndër elementët e fundit që e bëjnë seksin më interesant. Gjithçka duhej ishte një komunikim tërheqës dhe një puthës i mirë.

Pra, njerëzit duan thjesht të bëjnë seks me një njeri të mirë. Ndërsa në listën e gjërave që shumica e vajzave single nuk duronin dot në shtrat ishte një partner që flet shumë, apo mungesa e lëvizjeve dhe pasioni i vakët.

Gjithsesi, në fund të ditës seksi duhet të jetë ai lloj aktiviteti të cilin ju e shijoni të dy. Por nuk është keq të dini se të jesh i kujdesshëm dhe entuziast në shtrat përbën 2 nga elementët më të rëndësishëm të kënaqësisë seksuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat