Truk për t’i bërë atletet sërish të bardha: Të shkëlqejnë sikur ditën që i keni blerë!

Life style

Truk për t’i bërë atletet sërish të bardha: Të shkëlqejnë sikur ditën që i keni blerë!

Më: 9 mars 2018 Në ora: 16:27
Foto ilustrim

Ju nevojiten vetëm dy përbërës, ndërkaq truku ka sukses edhe te këpucët e pëlhurës dhe të lëkurës.

Atletet e bardha janë një ndër modelet më të shitura në tërë botën, mirëpo ekziston një problem i vogël – bardhësia e tyre humbet shumë shpejt.

E pra, ekziston zgjidhja dhe mënyra që t’ua ktheni bardhësinë dhe shkëlqimin e tyre!

Më poshtë do të lexoni mënyrën më të lehtë dhe të shpejtë si të pastroni atletet e bardha.

Përbërësit:

– ½ filxhan uthull të bardhë

– ¼ filxhan sodë buke

– 1 furçë

Udhëzim: Përzieni sodën e bukës me uthullën e bardhë derisa të bëhet si shkumë. Përdorni furçën për të pastruar atletet dhe lërini për 30 miuta. Më pas shplajini me ujë të ftohtë dhe atletet do të duken si ditën e parë që i keni blerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat