Po i zbulojmë sekretet e gënjeshtarëve: Si ta kuptoni kur dikush gënjen

Life style

Po i zbulojmë sekretet e gënjeshtarëve: Si ta kuptoni kur dikush gënjen

Më: 10 mars 2018 Në ora: 08:12
Ilustrim

Sot do t’i zbulojmë të gjitha sekretet e gënjeshtarëve.

Më poshtë i keni disa nga shenjat që tregojnë se një person është duke gënjyer.

Përgjigjet e paqarta
“A e ke ngrënë ëmbëlsirën time?”
– “Si mund të mendosh ashtu për mua? Unë as që e kam ditur se kemi pasur ëmbëlsirë”!

Nëse një person ju jep përgjigje të paqartë, kjo mund të jetë shenjë e gënjeshtrave. Mundohuni ta mbani personin në temë, duhet të merrni përgjigje të drejt. Zakonisht përgjigjet e shkurta dhe të qarta si “po” ose “jo” janë të vërteta.

Sinqeriteti i ekzagjeruar
“A e ke ngrënë ëmbëlsirën time?”
– “Të betohem se nuk e kam ngrënë unë. A të kam gënjyer ndonjëherë? Jam shumë i sigurt se dikush tjetër e ka ngrënë”

Një nga shenjat e gënjeshtrave është sinqeriteti i ekzagjeruar. Kur një person betohet vazhdimisht për diçka, ndoshta duhet të mendoheni dy herë para se t’i besoni.

Duke iu përgjigjur pyetjeve me pyetje tjera
“A e ke ngrënë ëmbëlsirën time?”
– “Ëmbëlsirën? Çfarë ëmbëlsire? Pse po ma bën mua këtë pyetje?”

Dikush që përpiqet t’ju gënjejë nuk dëshiron t’ju jep përgjigje të drejtpërdrejta. Kështu ata vazhdimisht iu përgjigjen pyetjeve tuaja me pyetje tjera.

Përveç këtyre, duhet t’i kushtoni vëmendje edhe shprehjes së fytyrës së personit. P.sh. përbirja e vazhdueshme e pështymës, kolli, lëvizja e syve nga njëri kënd në tjetrin, kruarja e hundës, ballit apo qafës dhe mbajtja e gishtave te goja janë shenja se dikush po gënjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat