4 rregullat në një marrëdhënie që kurrë nuk duhet t’i thyeni!

Life style

4 rregullat në një marrëdhënie që kurrë nuk duhet t’i thyeni!

Më: 10 mars 2018 Në ora: 23:32
Ilustrim

Jeta do të ishte shumë më pak problematike nëse do kishim disa truke apo këshilla se si të vepronim në situata të vështira. Bright Side i ka të njohura disa sekrete për mënyrën si të krijoni një marrëdhënie në harmoni dhe afatgjate.

Ju nuk mund ta detyroni dikë të ju dojë

Njerëzit nuk janë të detyruar të kthejnë prapa dashurinë. Ne duhet t’i trajtojmë ndjenjat dhe zgjedhjet e të tjerëve me respekt. Ju mund të përmirësoni veten dhe të bëheni më të mirë, pastaj t’i bëni njerëzit që të ju duan vetvetiu, pa kurrfarë detyrimi.

Nëse jeni të dashur, do ta ndjeni këtë

Gjithkush ka të paktën një ide të përafërt për qëndrimin e mirë dhe paraqitjen e duhur tek të tjerët. Ju patjetër që do ta vini re nëse dikush ju dallon nga të tjerët, shpenzon shumë kohë me ju, ju respekton dhe kujdeset për ndjenjat tuaja – pavarsisht situatave. Por, nëse partneri juaj duket se gjithmonë nuk ka kohë për ju, atëherë nuk ka justifikime.

Ju duhet ta duani së pari veten, në mënyrë që të doni dikë tjetër

Të duash veten nuk është egoizëm apo të lartësoni veten: është thjeshtë respekti për dëshirat dhe ndjenjat tuaja. Kjo nënkupton se kurrë nuk duhet të tradhëtoni veten për hir të kënaqësive të dyshimta ose për t’i shërbyer dikujt indiferent ndaj jush. Të duash veten do të thotë të ruani fytyrën dhe të veproni me dinjitet në çdo situatë.

Nëse dini si ta doni veten tuaj, atëherë do t’i trajtoni edhe njerëzit tjerë me dashuri dhe respekt dhe asnjëherë nuk do ta bëni partnerin të bëjë diçka kundër vullnetit të tij.

Mos e mbani dikë peng për tërë jetën

Ky është një gabim fatal. Sa do të keni qenë në një lidhje të gjatë, kjo është mizore dhe tingëllon si pengmarrje sepse askënd nuk mund ta detyroni të ju dojë përgjithmonë, pavarsisht nëse i keni dhuruar 3 fëmijë apo keni ndërtuar një pasuri të tërë për të.

Nëse ndodhë që ndjenjat të zbehen, mendoni se çfarë është më mirë: t’i jepni fund historisë së vjetër dhe të filloni një të re ose të impononi dikë për të qëndruar me ju edhe pse nuk ka më asnjë shkëndijë dashurie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat