Gjërat për të cilat duhet ta falësh veten që sot

Life style

Gjërat për të cilat duhet ta falësh veten që sot

Më: 11 mars 2018 Në ora: 22:52
Ilustrim

Nuk duhet të planifikosh si dhe çka t’i falësh vetes, që t’i afrohesh qenies tënde, që ta përqafosh dhe ngushëllosh vajzën tënde të brëndshme dhe t’i ofrosh butësi dhe dashuri, të cilën me siguri e dëshiron. Të gjithë jemi të ndjeshëm dhe të lëndueshëm dhe të gjithëve na duhet mirëkuptim dhe dashuri, të cilat kurrë nuk janë të mjaftueshme dhe kurrë nuk mund të bëhen të tepërta. Por më e nevojshme nga të gjitha është se ajo që të nevojitet më së shumti – të mund t’i ofrosh vetes. Vetëm ndjeke këtë listë dhe fal, lësho dhe ledhato veten nga brënda.

Falë veten që nuk anoj gjithmonë drejt majave

Nuk je në gjendje gjithmonë të ndjekësh ëndrrat tuaja dhe të anosh drejtë qëllimeve më të larta. Nganjëherë je e lodhur dhe e dështuar edhe kjo është në rregull. Kur të forcohesh (të falësh veten) ndjehesh më e stimuluar dhe mund të vazhdosh – nëse dëshiron.

Falë veten që jam e brishtë dhe e lëndueshme

Forca jote në ndërgjegjën tënde qëndron në brishtësinë dhe lëndueshmërinë dhe ti e din këtë. Dhe kjo të lidhë me të gjithë njerëzit tjerë, sepse gjithkush është i lëndueshëm dhe gjithkush përpiqet ta fshehë këtë dhe thellë në vete i vjen turp për dobësinë e tij.

Falë veten për ndjenjën e fajit

Nëse ke nevojë dhe nëse ke mundësi, mund të kërkosh falje edhe nga persona tjerë, nëse e din se ndjenja jote e fajit ka lidhje me ndonjë person dhe situatë. Nëse nuk është e mundur, vetëm drejtoje lutjen tënde drejtë Kosmosit, kjo do të ndihmojë që më lehtë ta falësh veten. Ndjenja e fajit më së shumti nuk ka lidhje me fajin e vërtetë, por me pasigurinë dhe ndjenjën e paaftësisë dhe papjekurisë në ndonjë situatë dhe shpesh paraqitet si model i përvetësuar që nga fëmijëria. Gjithashtu, fali edhe ata për të cilët ndjehesh me faj edhe pse e din se kjo nuk është reale.

Falë veten që anoj drejtë përsosmërisë së paarritshme

Idealet shërbejnë që të bëhen ndriçuesit tanë në errësirë, të orientohemi dhe priremi. Ajo që nuk i arrinë dot, nuk do të thotë se nuk je mjaft e mirë, apo që idealet tuaja janë qesharake dhe të budallait.

Falë veten që nganjëherë kthehem kundër vetes

Ndonjëherë punon kundër vetes me qëllim të nënndërgjegjshëm ta ndëshkosh veten, të vuash dhe në këtë mënyrë përsëri ta arrish drejtëpeshimin. Ky është mekanizëm i mbrojtjes, të cilin mund ta lësh dhe ta tejkalosh kur e kupton se nuk është i efektshëm dhe nuk ke nevojë për të, e këtë mund ta bësh vetëm falë vetes që je e përgjegjëshme dhe faljes që je e përgjegjëshme me gjërat që janë shkatërruese për ty.

Falë veten që mbyllë zemrën time ndaj vetes dhe të tjerëve

Përpiqesh të mbrohesh, sepse e din se je e lëndueshme, sepse nuk don që të të dhemb, sepse nuk dëshiron të dijsh për ca gjëra dhe të përballesh me to. Nuk ka turp për këtë, ky është mekanizëm i luftës për mendje të shëndoshë. Me faljen e vetes i afrohesh qenies tënde dhe ndërgjegjies së lartë ku është vetëm dashuria dhe mirëkuptimi – ilaç për zemrën e cila ka nevojë të mbrohet me mbyllje.

Falë veten që më inatosin akuzat e të tjerëve

Sa do e vetëdijshme të je se fjalët e vrazhda dhe shëmtuara që ti drejton dikush, nuk vlejnë shumë për ty, kurse flasin shumë për atë se ai person ndjehet i lënduar dhe i pasigurt kështu që ka marrë qëndrimin për vetëmbrojtje (nga ndjenjat e veta), nuk mund të je aq e distancuar dhe përmbajtur, veçanërisht kur bëhet fjalë për persona që i dashuron dhe mendimi i të cilëve është me vlerë për ty. Reagon dhe të lëndon, sepse je qenie njerëzore.

Falë veten që përpiqem gjithçka ta parashikoj

E din se shumë gjëra nuk mund t’i kontrollosh, kurse tenton të bësh strategji dhe të marrësh qëndrim të drejtë, apo pozicionin që do të je në gjendje të sigurohesh dhe mbrohesh nga lëndimi. Nganjëherë të pushtojnë mendimet e errëta dhe parashikon skenare të tmerrshme. Vetëm bëhu e ndërgjegjëshme për këtë dhe fale veten.

Falë veten që ndonjëherë urrej vetëveten

Jo, nuk e urren ti veten, por diçka në ty që nuk je ti, që nuk është e jotja dhe që të ngatërron dhe pengon të integrohesh dhe ngritesh plotësisht në lavdinë e dashurisë për veten. Kjo është e natyrshme, të gjithë ballafaqohemi me këtë. Bëhu e butë ndaj vetes.

Falë veten sepse jam qenie njerëzore dhe nuk jam e përsosur

Qartë, sikur qartësia. Po të je e përsosur, nuk do të kishte nevojë që ta falësh veten, por nuk do të ishe plotësisht njerëzore. Disa të shenjtë sigurisht kanë qenë të tillë. Jo plotësisht njerëzorë, jo plotësisht njerëz.

Falë veten që mësoj prej gabimeve

Gjërat e mira dhe të drejta të japin ndjenjën e triumfit dhe fitores, ndjenjë që më në fund ke kuptuar dhe bërë diçka si duhet. Por përsëri duhet të kthehesh në klasë, kurse atje mësohet përmes përpjekjes dhe gabimeve. Dil te e njëjta si pak më parë – fale veten që je qenie njerëzore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat