12 gjëra që duhet të ndaloni së bëri thonjve tuaj njëherë e përgjithmonë

Life style

12 gjëra që duhet të ndaloni së bëri thonjve tuaj njëherë e përgjithmonë

Më: 11 mars 2018 Në ora: 23:00
Ilustrim

doshta keni vendosur mos t’i kafshoni më thonjtë apo të zhveshni llakun e thonjve nga gishtat (është një shprehi shumë rëndë për t’u hequr). Ekzistojnë disa gjëra që nuk duhet t’ua bëni thonjve tuaj,në mënyrë që t’i mbani në formë të rregullt.

1. Ndaloni së hequri xhelin e manikyrit. Kjo është gjëja kryesore që ua rekomandoj klienteve të mia, thekson Poole. Sepse nëse hiqni xhelin atëherë përfundoni duke dëmtuar edhe një shtresë të hollë të thonjve. Në vend të kësaj, zhytni thonjtë në një enë me bazë acetoni deri sa të lirohet xheli nga shtrati i thonjve. Aplikoni edhe vaj për thonj në mënyrë që të ndihmoni në hidratimin e tyre dhe lëkurës përreth thonjve. Zhytni thonjtë në aceton për 10 minuta, efekti do të jetë mahnitës.

2. Mos e preni lëkurën e mbetur përreth thonjve. Ndonjëherë mund të jetë vërtetë e dhimbshme krijimi i lëkurës së tillë afër thonjve dhe mund të japë presion të madh dhe dhimbje të hatashme, por ndonjëherë është më mirë mos t’i shkulni apo preni ato. Në vend të kësaj, përdorni lloje te kremërave apo xheleve që zbusin lëkurën dhe ndikojnë në heqjen vetvetiu dhe jo me forcën tuaj.

3. Mos e përdorni thuan tjetër të dorës për të hequr llakun e gishtit tjetër. Poole thekson se kjo shprehi nuk është aspak e mirë për dy arsye: mund të dëmtojë shtresën e sipërfaqes së thonjve por edhe të shkaktojë ndonjë traumë apo lëndim që ju nuk mund ta vëreni me sy. Për të eliminuar këtë problem, përdorni peceta për pastrim të llakut që mundëson heqjen në vetëm pak sekonda. Mbani ato afër çantës së dorës dhe i keni kurdo që keni nevojë.

4. Ndaloni manikyrin me bazë të ujit. Mendoni sipërfaqen e thonjve njëlloj sikur sfungjeri, e zhytni në ujë, do të absorbojë tërë lëngjet dhe do të zgjerohet. Më pas, pasi të thahet kthehet sërish në gjendjen e mëparshme. Tani mendojeni këtë njëlloj edhe me manikyrin me bazë uji. Kur ju zhytni thonjtë në ujë, ju zbutni tërë sipërfaqen dhe lëkurën e thonjve, megjithatë nëse aplikoni llakun para këtij procesi, atëherë ka gjasa që llaku të hiqet shumë më shpejtë nga thonjtë. Në vend të kësaj, Poole rekomandon që të përdorni vaj ose ndonjë formulë tjetër përreth lëkurës së thonjve dhe më pas duke i pastruar me një pecetë.

5. Ndaloni përdorimin e acetonit për ta holluar llakun. Kjo këshillë është një tregim i lashtë i grave që e kanë përdorur në të kaluarën, thekson Poole, por që vetëm çka e prish kualitetin dhe dendësinë e llakut. Pigmenti mund të zbehet dhe përbërësit nuk janë më të njejtë duke e bërë kështu llakun mos të qëndrojë gjatë dhe të hiqet shpejtë. Në vend të kësaj, aplikoni disa pika të preparatit të caktuar për hollim dhe llaku juaj do të rikthehet në gjendje të mëparshme. Megjithatë, mos e teproni me hollim sepse efekti nuk do të jetë pastaj i njejtë.

6. Shmangni thonjtë me akril. Kjo mënyrë është shumë e keqe për shëndetin e thonjve tuaj, jo vetëm për shkak të tharjes së shpejtë dhe ngjitjes me shtratin e thonjve por edhe për shkak të procedurave të lodhshme dhe kohëzgjatjes që duhet të prisni nëpër sallonet përkatëse. Të mos harrojmë se sa e dëmshme është pluhuri akrilik që ndalon depërtimin e ajrit si pasojë e kemikaleve, shton Poole. Në vend të kësaj, Poole rekomandon thonjtë plastikë që mund t’i vendosni vet duke i ngjitur me presion të gishtave. Këto janë më pak traumatizues për thonjtë tuaj, mund t’i bëni vet dhe t’i hiqni me lehtësi.

7. Ndaloni të gdhendni thonjtë me lëmuese para dhe prapa. Gjatë gdhendjes së thonjve për t’i dhënë formë të rrumbullakët, katrore apo ovale, mos nxitoni duke i lëmuar shpejt nga para dhe prapa sepse mund t’i holloni aq shumë saqë të prishni formën krejtsisht. Kështu, thonjtë mund të bëhen aq të butë dhe mund të thyhen shumë shpejt dhe të dobësohen. Andaj, përdorni lëmuesen me kujdes duke i gdhendur nga anash dhe duke ruajtur fortësinë e tyre.

8. Ndaloni së kafshuari thonjtë tuaj. Kjo është një shprehi shumë e zakonshme por edhe e papërshtatshme. Kështu, nga kafshimi jo vetëm që dëmtohen skajet por edhe dobësohen tërësisht thonjtë. Për më tepër, kjo nuk është aspak sanitare, veçanërisht sepse këtu grumbullohen bakterie dhe papastërti të ndryshme nën thonjtë dhe kështu i bartni në gojë. E tmerrshme, apo jo? Sidoqoftë, e keni shprehi që nuk mund ta hiqni qafe? Poole rekomandon të lyeni thonjtë me një xhel përkatës që është shumë i trashë për t’u kafshuar dhe kësisoj mund të largoni shprehinë e kafshimit të thonjve.

9. Mos aplikoni llak mbi thonj me vaj. Sigurisht që dëshironi që thonjtë tuaj të jenë të hidratuar, por aplikimi i manikyrit në thonj me vaj nuk ju lejon që ngjyra të ju zgjasë për një kohë më të gjatë. Duhet të filloni duke i mbajtur thonjtë me thatësi të plotë. Pasi t’i bëni këto hapa, mbushni ngadalë me llak, e më pas hidratoni duart me vaj përkatës ose losion.

10. Mos e shkundni llakun për ta përzier. Kur llaku juaj qëndron për një kohë të gjatë pa u përdorur, atëherë ka gjasa që përbërësit të diferencohen dhe të humb kualitetin origjinal. Që ta përzieni në mënyrë të duhur, rrotullojeni shishen rreth pëllëmbës suaj në vend që ta shkundni lartë-poshtë, meqenëse mund të krijoni fluska në përbërjen e llakut, gjë që mund të paraqiten edhe gjatë lyerjes së thonjve.

11. Mos përdorni toptha pambuku për të fshirë llakun. Arsyeja për këtë duket disi e paqëllimtë por unë vet kam përdorur për një kohë të gjatë toptha pambuku dhe manikyri im është rrënuar tërësisht. Kjo lë njolla apo shprishje dhe thonjtë nuk duken aspak rrëshqitës.

12. Mos lyeni sërish me llak mbi shtresë të aplikuar më herët. Lyerja e shumë shtresave mbi njëra-tjetrën nuk duket aspak estetike, sepse përveç faktit se i duhet kohë e gjatë për tu tharë, ju mund t’i prishni shumë lehtë duke i përshkëllyer. Që të veproni drejt, gjatë lyerjes së njërës shtresë, prisni deri sa të thahet llaku mirë e nëse dëshironi më pas mund të vazhdoni edhe me shtresën tjetër. Nëse prisni deri sa të thahen shtresat e lyera, kjo lejon që ajri të lirohet nga përbërja apo formula e llakut. Ky është sekreti i manikyrit profesional me kohëzgjatje të madhe

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat