Rrëfehet 41-vjeçarja: U shokova nga ajo që zbulova 17 vjet pas martesës

Life style

Rrëfehet 41-vjeçarja: U shokova nga ajo që zbulova 17 vjet pas martesës

Nga: Bota sot Më: 12 mars 2018 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Një grua 41-vjeçare ka rrëfyer për “The Sun”, se çfarë po e mundon pas 16 vitesh. Ajo ka thënë se pas 16 vitesh, ka zbuluar se burri i saj nuk ishte babai i djalit të sa, përcjell Bota sot.

Më poshtë mund të lexoni rrëfimin e saj të plotë:

Jam shokuar pas një testi atësie që zbuloi identitetin e vërtetë të babait të djalit tim.

Unë jam 41-vjeçare, djali im është 16 vjeç dhe mendova se ishte koha që ai të kuptonte të vërtetën.

Kam pas një lidhje me një koleg në punë, ndërsa jam martuar me burrin tim 17 vjet më parë.

Kam mbetur shtatzënë, por nuk e dija se kush ishte babai i fëmijës tim.

Kolegu i punës nuk e dinte se isha shtatzënë, por burri im më fali dhe vendosim që t’i jepnim vetes një shans të dytë.

Përfunduam martesën, duke u ndarë pas 10 vjetësh së bashku. Unë vendosa të bëja një test atësie, për të parë se kush ishte babai bilogjik i djalit tim.

Ai tregoi se ish-burri im nuk ishte i ati i djalit.

Ne ishim të shkatërruar, por ai vazhdoi të ishte një baba për djalin tim. I jam shumë mirënjohëse atij për këtë gjë.

Edhe djali im mendon se ish-burri im është babai i tij, por unë duhet t’ia them të vërtetën atij.

Përgjigjja e psikologes:

Njeriu që ai e quan baba, është babai i tij në çdo mënyrë që ka rëndësi, përveç biologjikisht.

Kërkojini atij që t'ju ndihmojë t'i tregoni djalit tuaj të vërtetën.

Gjeni mbështetje përmes “Jetës Familjare” (familylives.org.uk, 0808 800 2222)./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat