Kjo është ngjyra që do të dominojë pranverë – verë 2018, kombinimet joshëse të sezonit të ngrohtë

Life style

Kjo është ngjyra që do të dominojë pranverë – verë 2018, kombinimet joshëse të sezonit të ngrohtë

Më: 12 mars 2018 Në ora: 17:22
Ilustrim

Pranverë – vera 2018 nuk ka kuptim nëse nuk shkëlqen. Kjo është motoja që do ta shoqërojë kohën e ngrohtë të këtij viti dhe të gjithë janë dakord me këtë, pa dyshim. Pasarelat dhe markat më në zë në botë kanë nisur nga puna prej muajsh duke prezantuar në koleksionet e tyre të gjitha veshjet që do të dominojnë botën e modës përgjatë këtij viti.

Në fakt, duke nisur që nga javët kryesore të modës, ky sezon do të jetë i tejmbushur me risi dhe kjo nuk është aspak hiperbolë.

Gjithçka është prezantuar javët e fundit nga markat e famshme është një ngjyrë e cila është rikthyer. Ajo që frymëzon çdokënd, që i rri mirë çdo lloj trupi dhe, mbi të gjitha, ajo që shkëlqen.

Përgjatë pranverë – verës ‘18 trendi nën diell do të ketë një emër pranvere: vjollcë.

Me të gjitha nuancat e saj, ngjyra vjollcë është konfirmuar edhe nga ekspertët e Pantone-s si ngjyra më e parezistueshme.

Sipas The New York Times, ekspertët e Pantone-s, në bazë të analizave të tyre dhe anketimeve në njerëz, kanë zbuluar se tendenca e këtij viti, e cila e ka burimin nga vitet ’80, është pikërisht vjollca dhe sidomos nuanca e livandos.

Kjo e fundit është propozuar nga emrat më në zë të modës, në koleksionet e fundit të sjella nga stilistët e famshëm apo edhe nga personazhe që gjithmonë frymëzojnë botën e modës me stilin e tyre.

E konsideruar si një prej ngjyrave më “misterioze të kozmosit, intrigante dhe joshëse në të njëjtën kohë”, lejlaja ka gjithmonë diçka të fshehur që e bën tërheqëse.

Gjatë pranverës dhe verës, vjollcën mund ta gjesh në çdo veshje: në kostume, funde, pantallona, këpucë, aksesorë, xhupa apo edhe në detajet më të vogla fashion.

Ngjyra ultra violet purple është një ngjyrë simbolike e “frymëzimit dhe dëshirës për të pushtuar botën rreth teje.”

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat