Rënia në dashuri ju bën të shtoni peshë

Life style

Rënia në dashuri ju bën të shtoni peshë

Më: 13 mars 2018 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Shkencëtarët konfirmojnë se rënia në dashuri ndikon në shtimin e peshës.

Studiuesit australianë kanë ardhur në këtë konkludim pas vlerësimit të të dhënave dhjetëvjeçare të 15.000 pjesëmarrësve në studim.

Studimi i Universitetit The Central Queensland ka treguar se pesha e çifteve është më e madhe se sa e beqarëve, pavarësisht stilit të jetës.

Stephanie Schoeppe, autore udhëheqëse e studimit, tha për NewScientist se çiftet kur nuk kanë nevojë për të qenë atraktive, relaksohen dhe nisin të hanë më tepër dhe kjo është edhe arsyeja e shtimit në peshë.

Studimi është publikuar në revistën PLoS ONE dhe sugjeron se shtimi në peshë nuk është formë e stilit të pashëndetshëm të jetës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat