Ja si reagojnë femrat dhe meshkujt kur humbasin virgjërinë

Life style

Ja si reagojnë femrat dhe meshkujt kur humbasin virgjërinë

Më: 15 mars 2018 Në ora: 00:53
Ilustrim

Humbja e virgjërise është një ndër momentet më të rëndësishmë në jëetën seksuale të njeriut. Ndodh që e humb me dikë që jeta sdo të të lidh me të, dhe kjo për femrat është kthyer në një problem.

Janë bërë anketime se si djemtë dhe vajzat e kanë përjetuar humbjen e virgjërisë. Ja çfarë mendojnë djemtë dhe vajzat para humbjes së virgjërisë dhe çfrë këshillohet nga seksologët.

PËR VAJZAT

Çfarë duhet të bëj më përpara?

Nuk mund të presësh që ai të dijë se çfarë të bën të ndjehesh mirë. Duhet t’ia thuash ose t’ia tregosh duke marrë dorën e tij dhe duke e vendosur atje ku ndjen më shumë kënaqësi. Mos ki turp t’i kërkosh të jetë më i ëmbël apo të ndryshoni pozicion. Merrini gjërat shtruar. Nëse edhe ai e ka për herë të parë, atëherë mund të jetë i nervozuar dhe penisi mund të mos reagojë që në fillim. Nevojitet durim, ëmbëlsi dhe mirëkuptim që gjithçka të kalojë pa problem. Edhe ti mund ta kesh të vështirë ta ndihmosh, prandaj ju këshillojmë që t’i jepni vetes shumë kohë.

Do të më dhembë?

Ndoshta të ka rastisur që të dëgjosh histori të tmerrshme se sa e dhimbshme është humbja e virgjërisë. Për disa femra kjo është e vërtetë, por me partnerin dhe komunikimin e duhur, mund të kesh një penetrim jo të dhimbshëm. Mos e ngut partnerin. Mundësisht përdor një lubrifikues. Në fillim fut gishtat e tij në mënyrë që të hapet vagina. Thuaji se kur të pëlqen dhe kur të dhemb.

Pushoni disa minuta gjatë të cilave penisi i djalit të bëjë presion të lehtë mbi hapjen tuaj vaginale. Stimuloni pak klitorin tuaj. Nëse e ndjeni të nevojshme, bëni një pushim më të gjatë duke biseduar dhe u përqafuar me njëri-tjetrin. Kur të jeni gati, në qoftë se jeni, provoni përsëri.

Mund të duhet ta bëni këtë disa herë, ndërkohë, që vazhdoni të jeni të kënaqur dhe intimë. Nuk ka asnjë arsye të kërkoni të falur për këtë. Mund të ndodhë që ju kuptoni se nuk jeni gati, ose nuk dëshironi të penetroheni thellë që në tentativën e parë. Flisni për këtë me djalin. Kjo është një gjë normale dhe ai duhet t’u kuptojë.

Ka pak vajza që e kanë himenin shumë rezistent dhe që nuk hapet fare. Këto vajza ndjejnë dhimbje të tmerrshme herën e parë.

Duhet kirurgu ose doktori, i cili do të bëjë një incision përpara se ju të keni bërë penetrimin. Po qe se dhimbjet vazhdojnë, shkak mund të jenë disa gjendje të tjera shëndetësore: infeksionet, cistet, vestibuliti vulvar dhe të tjera si këto, që duhet të mjekohen. Ju mund të gjakoseni gjatë interkursës së parë, madje, edhe disa interkursa të tjera pas të parës, mund të jenë me gjak. Po qe se je lubrifikuar mirë dhe djali vepron ngadalë, ky gjak do të jetë minimal.

Çfarë pozicioni duhet të përdor?

Shumë femra parapëlqejnë të bëjnë seks për herë të parë duke qëndruar lart, nga ku mund të kontrollojnë futjen e penisit. Të tjerat duan të qëndrojnë poshtë dhe t’ia lënë të dashurit të tyre situatën në dorë. Zgjidh atë që është më e mirë për ty. Mos harro t’i thuash atij që të mos nxitohet dhe nëse ke nevojë, përdor lubrifikues.

PËR DJEMTË

Por sikur të ‘dështosh’?

Mund të duket qesharake, por është krejt normale që penisi yt, i cili deri tani ka punuar si mos më mirë, mund të futet në grevë pikërisht në momentin më të papërshtatshëm.

Kjo është e natyrshme, je nervoz. Merr frymë thellë. Bëj diçka tjetër. Përdor duart, buzët dhe gjuhën. Përpiqu ta harrosh sikletin dhe do të shikosh që penisi do të përgjigjet. Është thjesht diçka e përkohshme.

Duhet t’i them asaj që jam i virgjër?

Shumë meshkuj mendojnë se meqenëse janë të tillë (meshkuj), duhet patjetër ta kenë situatën nën kontroll, pavarësisht se kush ka më shumë eksperiencë. Nëse ti je i virgjër dhe ajo jo, thuaje. Lëre femrën të të drejtojë nëse është dakord. Kjo është një përvojë mësimore dhe dashurie. Mos ki turp nga e vërteta. Shumë femra do të parapëlqenin më shumë ta dinin se ngathtësia jote mund të vijë nga mungesa e eksperiencës dhe jo nga paaftësia.

Po sikur të arrij orgazmën shumë shpejt?

Nëse e arrin orgazmën shumë më shpejt nga sa do të doje, qetësohu! Mos u ngut. Provoje sërish. Herën e dytë do të jesh më i qetë dhe i gatshëm për një marrëdhënie të kënaqshme.

Zgjidhja më e mirë është që herën e parë të përdorësh prezervativ (patjetër). Nëse për ndonjë arsye (p.sh. mashkulli është kokë gdhë dhe femra ka turp t’i thotë jo) ndodh që nuk përdor prezervativ dhe ejakulon jashtë, ki parasysh se pas ejakulimit të parë kanali urinar duhet njëherë të pastrohet nëpërmjet urinimit dhe larjes me ujë natyrisht. Në të kundërt, një penetrim i dytë me penis të “pa pastër” rrezikon që femra të mbetet shtatzënë.

Ka formën e duhur…?

Gjatësia e penisit është një shqetësim i zakonshëm për djemtë. Normalisht penisi është diçka më shumë se 14 cm i gjatë në fazën e ereksionit dhe kjo mjafton për të prekur çdo qendër nervore të klitorit dhe vaginës, përfshi dhe pikën e famshme G. Vagina është në gjendje të zgjerohet për të pranuar një penis të madh, ose të përshtatet për një penis më të vogël. Madhësia e penisit ka të bëjë shumë pak me aftësinë tënde si “dashnor”.

Një çështje tjetër është forma. Disa meshkuj shqetësohen sepse penisi i tyre anon poshtë ose majtas dhe mendojnë se nuk janë normalë ngaqë nuk shikojnë forma të tilla në filmat erotikë. Të tjerët shqetësohen se përkulja poshtë do të krijojë vështirësi në seks pasi vagina nuk përshtatet me forma të tilla.

Mos harroni se mund të bëni seks në pozicione të ndryshme. Penisi dhe vagina mund të përshtaten në mënyra të ndryshme dhe se çdo pozicion i ri mund t’ju sjellë kënaqësi ty dhe partneres tënde. Disa njerëz mendojnë se një penis i anuar poshtë mund të krijojë lehtësi në seksin oral.

Do të jem një “dashnor” i mirë?

Të qenit “dashnor” i mirë nuk ndodh automatikisht. Me partneren, kohën, ledhatimet dhe praktikën e duhur, ke gjithçka që duhet për të qenë një partner i mrekullueshëm. Herët e para do të jenë disi të pakëndshme dhe të ngathëta, por ato do të jenë fillimi i çasteve të mëdha për pjesën tjetër të jetës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat