10 veprime kritike që nuk duhet t’i toleroni kurrë në një marrëdhënie!

Life style

10 veprime kritike që nuk duhet t’i toleroni kurrë në një marrëdhënie!

Më: 17 mars 2018 Në ora: 09:28
Çifti

Marrëdhënia juaj, romantike ose jo, duhet që t’ju japë emocione për jetën, jo t’ju bëjë të ndiheni të ndrydhur, të shtypur apo të padashur.

Shumë njerëz qëndrojnë në marrëdhënie të palumtura thjesht sepse i frikësohen të qënit vetëm ose nuk mund ta imagjinojnë jetën e tyre pa personin, edhe nëse gjendja e tyre aktuale nuk i përmbush më ata në të vërtetë.

Gjithkush meriton respekt, dhembshuri dhe dashuri në marrëdhënie, por nëse ndiheni sikur partneri juaj nuk ju dhuron atë që meritoni, ju mund të dëshironi ta rimendoni marrëdhënien tuaj me të.

Ja dhjetë gjëra kritike që nuk duhet kurrë t’i toleroni në një marrëdhënie:

Gjuhën mosrespektues

Së pari dhe mbi të gjitha, një marrëdhënie e shëndetshme fillon me respektin e të dy individëve. Ju kurrë nuk duhet të toleroni dikë që ju thërret me emra, ju vë poshtë, ose ju bën të ndiheni në parehati.

Edhe nëse jeni në një argumentim të nxehtë, kjo nuk i jep partnerit/partneres tuaj të drejtën që të mos ju respektojë, thjeshtë për faktin se nuk e kontrollojnë dot gjuhën e tyre.

Një partner që kontrollon gjithmonë dhe gjithçka

Nëse keni një partner që nuk mund të ju lejojë të largohet nga sytë e tij/saj pa e bërë të madhe apo pa menduar që ju mund t’i thyeni besimin, atëherë kjo me të vërtetë që nuk do shumë për t’u kuptuar.

Ju kurrë nuk duhet të toleroni dikë që ndjen nevojën për të kontrolluar çdo aspekt të jetës dhe marrëdhënies tuaj.

Andrea Bonior, Ph.D. në një artikull thotë: “Marrëdhëniet toksike mund të shfaqen pothuajse tek të gjithë. Dhe sjellja kontrolluese nga ana e një partneri nuk njeh kufij – njerëzit e çdo moshe, gjinie, orientimi seksual ose statusi socio-ekonomik mund të jenë pjesë e një marrëdhënie kontrolluese, duke luajtur njërin nga rolet.

Besimi i thyer

Përveç respektit, duhet që në një marrëdhënie të ekzistojë besimi i përbashkët që ajo të ecë përpara. Nëse nuk mund t’i besoni partnerit tuaj, ose duhet të flisni me partnerin për këtë gjë, ose t’i jepni fund asaj para se të shkojë shumë thellë.

Të dy partnerët duhet të jenë shumë të rehatshëm, të hapur dhe mbështetës në marrëdhënie që ajo të funksionojë dhe mungesa e besimit do ta vriste një marrëdhënie të shëndetshme.

Privimi i vazhdueshëm

Sigurisht, është normale të ndiheni të kërkuar dhe të nevojshëm në një marrëdhënie, por kjo mund të dalë jashtë kontrollit nëse nuk tregoheni të kujdesshëm.

Shumicës së njerëzve u pëlqen të kenë një partner/e që u drejtohet atyre për të kërkuar për ndihmë për gjëra të caktuara apo thjeshtë për një përqafim apo ndonjëherë për një vend për t’u mbështetur dhe për të qarë.

Këto gjëra janë shumë normale, por ajo çfarë nuk është normale është një partner tejet i ngjitur dhe i dhënë që duket sikur nuk mund të bëjë asgjë pa praninë tuaj.

Është e rëndësishme të ndjeni se mund të jetoni dhe vetë pa praninë e partnerit 24/7, kështu një partner/e që nuk shpall pavarësinë duhet të jetë një shenjë alarmi për ju.

Ndjenja sikur nuk vini në vend të parë

Ndërsa ka pjesë të tjera të rëndësishme të jetës jashtë marrëdhënies tuaj, partneri juaj duhet që t’ju japë ju përparësi mbi gjërat e tjera. Për shembull, nëse ai apo ajo del me miqtë më shumë sesa me ju, kjo tregon se ata nuk e marrin përkushtimin dhe shumë seriozisht.

Kurrë mos e toleroni dikë që nuk merr pak kohë për t’ju bërë të ndiheni të rëndësishëm, ju meritoni dikë që do t’ju trajtojë si mbretin apo mbretëreshën që jeni në të vërtetë.

Negativiteti

Tani, natyrisht, negativiteti do të jetë pjesë e çdo marrëdhënieje në jetë, por nuk duhet të ketë përparësi ndaj qëndrimit pozitiv. Një pikëpamje negative për jetën do të përkthehet në mendime negative, dhe së fundmi, një mendje negative.

Njerëzit që fokusohen në negativitet priren të kenë pak energji, të fajësojnë të tjerët për problemet e tyre dhe në përgjithësi, nuk janë më të pëlqyerit për të kaluar kohë me ta.

Mos vendosni kurrë për një person që shfaq këtë lloj negativiteti për jetën, vetëm sa do t’ju tërheqë edhe ju në atë proces.

Paafërsia emocionale

Partneri/partnerja juaj duhet të jepet emocionalisht, përndryshe, nuk do të mund të keni një marrëdhënie të suksesshme me ta.

Nëse ata ndihet të pasigurt apo të turpshëm për të shfaqur emocionet e tyre, atëhere ata mbase kanë punë për të bërë përpara se të marrin pjesë në një mardhënie në rritje.

Një partner/e që nuk dëgjon

Të dy ju duhet të ndiheni në rehati për të folur hapur dhe me sinqeritet me njëri-tjetrin. Nëse partneri apo partnerja juaj flet gjithmonë pa ju dëgjuar apo nuk i jep rëndësi ndjenjës apo mendimit tuaj, kjo do të thotë që ai ose ajo nuk ju vlerëson me të vërtetë si person.

Dhe ju nuk duhet kurrë ta toleroni një sjellje të tillë në një marrëdhënie.

Dikush që nuk i mbështet ëndrrat tuaja

Partneri juaj duhet gjithashtu t’ju mbështesë 150% kur vjen fjala tek ëndrrat dhe qëllimet. Nuk duhet kurrë ta toleroni dikë që bëhet xheloz/e apo përpiqet të minojë suksesin tuaj.

Një partner/e mbështetëse do t’ju inkurajojë dhe do t’ju ndihmojë në çdo hap gjatë rrugës.

Papërgjegjshmëria

Së fundmi, kurrë nuk duhet të toleroni një partner i cili nuk është i gatshëm të kujdeset për ju.

Përgjegjësitë e të rriturve nuk janë qejf në asnjë mënyrë, por ata së paku duhet të kujdesen për sasinë minimale të punëve dhe përgjegjësive të nevojshme për mbijetesë dhe të mos varen nga ju për t’i bërë të gjitha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat