6 gjërat e pabesueshme që i ndodhin trupit dhe mendjes pas një zhgënjimi në dashuri

Life style

6 gjërat e pabesueshme që i ndodhin trupit dhe mendjes pas një zhgënjimi në dashuri

Më: 17 mars 2018 Në ora: 09:53
Foto ilustrim

Mendimet tona janë bosh, ditët rrjedhin në një kohë pa kohë mes lotësh dhe kujtimesh, po trupi ynë? Ja 6 pasojat që le fundi i një lidhjeje dashurie në trupin tonë, të cilat duhet të mësojmë t'i kontrollojmë.

Ankth: E dini që të ndaheni ka pasoja të njëjta në tru si mungesa e kokainës për përdoruesit e rregullt të saj? Tek në aktivizohet një varësi afektive ndaj personit tjetër, e cila kur mungon kthehet në ankth të vërtetë. Një gjendje psikofizike e tillë krijon probleme përqëndrimi dhe çlodhjeje, e cila nëse nuk menaxhohet kthehet në depresion.

Dhimbje në gjoks: E cila shprehje e përshkruan më mirë gjendjen se sa të thuash “më është thyer zemra”? Por kjo shprehje është pjesërisht e vërtetë, e dini që zemra juaj vuan vërtet dhe dhemb pas ndarjes? Prodhimi me tepri në trup i kortizolit dhe adrenalinës, hormone të lidhura me stresin mund të jenë shumë të rrezikshme për zemrën. Për këtë arsye, veçanërisht ata që vuajnë nga probleme kardiake, është e rëndësishme që pas një ndarjeje të gjejnë kohë për aktivitete çlodhëse dhe të rifitojnë qetësinë.

Probleme me peshën: Të ka ndodhur që disa kohë pas ndarjes të shohësh ish-in tënd dhe mos ta njohësh? Humbja drastike në peshë, apo e kundërta është ndër pasojat më të përhapura në një ndarje. Stresi emotiv mund të shkaktojë dhimbje barku, tretje të keqe, ose mund të të largoje krejtësisht oreksin.

Dhimbje muskulare: Pas një ndarje spoazmat dhe kontraktimet e muskujve janë kryefjala e ditës. Kjo ndodh sepse ndihemi më vulnerabël dhe më të dobët dhe po të ishte për ne, do të qëndronim gjithë ditën në shtëpi duke kthyer pas momente, situata dhe duke kërkuar gabimin fatal që na çoi në humbjen e lidhjes.

Sy të enjtur: Ka një reagim ndaj ndarjes që thuajse nuk shpëton askënd…lotët! Lumenj të vërtetë lotësh. Lotët ndahen në tre kategori: ato baziket, të cilat i lëshojmë çdo ditë për të mbajtur sytë të oksigjenuar, ato fiziologjike, të cilat i prodhojmë kur ngacmohemi (siç janë qepët) dhe ato psiqike. Këto të fundit janë më të bezdisshmet sepse, duke përfshirë dhe rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjen, ësHtë e vështirë ti ndalosh. Të fshish lotët mE duar përkeqëson më shumë situatën pasi i skuq dhe i ënjt.

Probleme me lëkurën dhe flokët: Duhet ta pranojmë që pas një ndarjeje kujdesi për veten kalon në një plan të dytë e sikur mos mjaftonte kjo, ndërhyjnë dhe hormonet. Të njëjtat hormone të stresit, përgjegjëse për dhimbjet në gjoks, mund të jenë shkak i shfaqjes së akneve, rënies së flokëve dhe tharjes së lëkurës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat