Fëmijë pas moshës 35-vjeçare? Ja çfarë ndikimi ka në trurin tuaj

Life style

Fëmijë pas moshës 35-vjeçare? Ja çfarë ndikimi ka në trurin tuaj

Më: 17 mars 2018 Në ora: 18:33
ilustrim

Një studim i ri ka arritur në konkluzionin se lindjet në moshë të madhe, në të vërtetë sjellin disa të mira në shëndetin e gruas.

Studimi, i cili u botua në ‘Journal of the American Geriatrics Society’, zbuloi se pasja e një fëmije në moshë të vonë jo vetëm që mund të rritë fuqinë e trurit, por edhe mund të parandalojë humbjen e kujtesës më vonë në jetë.

Studimi u përqendrua në moshën e tyre gjatë shtatzënisë së parë, numrin e shtatzënive, por edhe në faktorë të tjerë për të vlerësuar efektin e moshës që kanë gjatë shtatzënisë dhe lidhjen me shëndetin mendor.

Ajo çka u vu re ishte fakti që gratë që kanë pasur shtatzëninë e fundit pas moshës 35-vjeçare, kishin kujtesë më të lartë verbale dhe ato që e kishin shtatzëninë e parë para 13-vjetësh kishin njohuri të përgjithshme më të forta.

“Periudha më e gjatë riprodhuese dhe përdorimi i kontraceptivëve oralë janë të lidhur me fuqinë e trurit në një moshë më të vonë në jetë. Gratë që kanë lindur fëmijën e tyre të parë në moshën 15 dhe 24 vjeç treguan se kanë shëndet më të dobët në aftësitë njohëse në të 40-at e tyre.” – thuhet në studim.

Niveli i lartë i hormoneve gjatë shtatzënisë mund të ndikojë pozitivisht në funksionimin e trurit dhe nëse jeni shtatzënë në moshë të vonë, ndryshimet në tru do të zgjasin më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat