Sot është Dita Ndërkombëtare e Lumturisë

Life style

Sot është Dita Ndërkombëtare e Lumturisë

Më: 20 mars 2018 Në ora: 13:39
Ilustrim

Sot është Dita Ndërkombëtare e Lumturisë. Kjo ditë ka për qëllim të vërë në pah se lumturia është qëllim themelor i njeriut dhe u bën thirrje vendeve që të përshtatin politikat publike, në mënyrë që të përmirësojnë mirëqenien e të gjithë popujve.

20 marsi është shpallur si Dita Ndërkombëtare e Lumturisë në vitin 2012 nga Kombet e Bashkuara.

OKB thotë se për të rritur lumturinë globale, zhvillimi ekonomik duhet të shoqërohet me mirëqenien sociale dhe mjedisore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat