“Medalja e Artë” shkon për Demin, shenja që ngrihet 1000 herë nga goditjet e fatit

Life style

“Medalja e Artë” shkon për Demin, shenja që ngrihet 1000 herë nga goditjet e fatit

Më: 22 mars 2018 Në ora: 14:21
Ilustrim

Ku janë “demat”, të mblidhen këtu.

Nuk po jua themi që në fillim se jeni kokëfortë, se sido që të jetë puna, as do ta pranoni.

Por po ju tregojmë anën më të mirë që keni: Meritoni “Medaljen e Artë” si shenjë familjare dhe jeni të parët në Horoskop që ngriheni 1000 herë nga goditjet e fatit dhe e rimerrni veten shpejt, sikur asgjë të mos ketë ndodhur.

Ju shihni punën tuaj, jeni indiferentë, por, por, PORRRRR:

Cënojeni demin dhe… përgatituni për luftë!

Ju gjithmonë mund ta dalloni Demin e fortë, nga qëndrimi i tij i heshtur.

Deri sa ju të miqësoheni me të, bisedat më të gjata do të jenë:
“Po,” “Jo,” “Faleminderit,” “Mirupafshim,” dhe shpesh “Uh-uh”, një zëvendësim për fjalën “Jo”.

Nëse ai ka në ashedenten e tij Binjakët, Dashin apo Shigjetarin, ai mund të jetë më shumë i dhënë pas të folurës dhe mund të ecë pak më shumë i kapardisur.

Por Demi tipik preferon të lëvizë më me ngadalë dhe të flasë me masë.

Ashtu si Shkëmbi i Gjibraltarit, ai është i fortë dhe i qëndrueshëm dhe asgjë nuk pengon qetësinë e tij.

Ju mund të hidhni ujë mbi të, ose të ndizni një zjarr në mes të këmbëve të tij.

Ju mund ta godisni me grusht në kraharorin e tij, apo të shihni me inat ose t’i bërtisni me zë të lartë.

Demi nuk do të lëvizë asnjë centimetër, pasi ta këtë vendosur këtë në mendjen e tij.

Një person i shenjës së Demit rrallë nxiton, aq sa të shkelë këmbët tuaja.

Ai thjesht do që ta lënë vetëm.

Nëse nuk e shqetësoni atë, ai do të jetë shumë i kënaqur.

Ngacmojeni këtë njeri dhe ai do të acarohet.

Cënojeni dhe përgatituni për një luftë të dhunshme.

Ai mund të durojë për muaj e vite me radhë, duke treguar vetëpërmbajtje dhe kontroll të përsosur.

Pastaj një ditë, papritur, dikush mund të hedhë shumë ngarkesë apo peshë në shpinën e tij të gjerë.

Atëherë Demi do të hungërijë, do të fillojë të godasë tokën me këmbë dhe do të picërrojë sytë, para se të sulet drejt jush.

Largohuni nga rruga e tij sa më shpejt të jetë e mundur 

Temperamenti i Demit rrallë shfaqet impulsiv, por kur një Dem egërsohet nga inati, ai mund të shkatërrojë çdo gjë në rrugën e tij, përfshirë këtu edhe personat e shenjës së Akrepit.

“Shkatërron” nuk është fjala e duhur.

“Rrënon” ose “Prish” do ishte më e saktë.

Mund të duhet një kohë e gjatë, që pluhuri të largohet dhe paqja të mbretërojë përsëri.

Disa njerëz të shenjës së Demit, mund të kenë një vet-kontroll të tillë, që të shpërthejnë vetëm një ose dy herë, gjatë gjithë jetës së tyre.

Edhe ata që zemërohen më shpejt, nuk do të shpërthejnë më shumë se një ose dy herë në vit.

Megjithatë, është më mirë që të mbahet mend, se Demi zakonisht nuk acarohet apo nxehet.

Në qoftë se incidenti është aq i madh sa për të tronditur emocionet e tij (zakonisht të qeta), ju mund të përballeni me një tërbim të verbër, jo me një inat të zakonshëm.

Demi tërhiqet fuqishëm nga gjinia e kundërt, por ndjekjet agresive për të arritur çdo lloj kënaqësie, nuk bëjnë pjesë në manualin e tij.

Ai preferon që njerëzit të tërhiqen vetë prej tij.

Pse duhet të harxhojë ai energji, gjatë përpjekjes për t’i ndjekur ata rreth e rrotull lëndinave të fshatit.

Një udhëtim i shkurtër në një fermë dhe disa vëzhgime të mprehta të ligjeve të natyrës, do tju bëjnë të qartë, sesi aktivizohen emocionet e Demit, si në dashuri, edhe në miqësi.

Pasiviteti është sjellje tipike për Demin.

Ai më shumë do t’i gëzohet mikpritjes së njerëzve në shtëpi, sesa të vihet në vështirësi dhe të shkojë për vizita tek shtëpitë e të tjerëve.

Përpjekjet e nevojshme për të arritur popullaritetin, nuk janë pjesë e natyrës së Demit.

Nëse ju doni që ai të jetë i pranishëm për ju, mund t’i telefononi atij.

Ai do të jetë atje.

Jepini atij një shenjë se jeni e interesuar për miqësi apo romancë dhe ai do ta kapë menjëherë, nëse është në interesin e tij.

Ata dinë si të sillen në situata të tilla, gjë që nuk ndodh gjithmonë me shenjat e tjera të zodiakut, ndonëse mund të jenë më të shoqërueshme se shenja e Demit.

Demi rrallë shqetësohet apo stresohet, aq sa të kafshojë thonjtë.

Ai mund të shfryjë kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç ai do të donte, por nuk është tip nervoz.

Është në natyrën e tij që të jetë stoik dhe ti marrë gjërat me qetësi dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë tendencë themelore.

Një Dem mesatar, ka një shëndet të shkëlqyeshëm, me një fizik të fortë.

Ai mund të mbajë shumë në shpinën e tij, por kur bie nga shëndeti, mund t’i duhet një kohë e gjatë që të rikuperohet, për shkak se është shumë kokëfortë për tju bindur mjekut.

Duke mos qenë optimist si natyrë, kjo nuk ndihmon në shërimin e tij të shpejtë.

Meqënëse jemi duke folur për kokëfortësinë e Demit, është e kotë t’i thuhet një personi të shenjës së Demit, se është shumë kokëfortë.

Sipas mendimit të tij, ai nuk është aspak kokëfortën 

Ai është thjesht një njeri i durueshëm.

Ai nuk e quan vetëm kokëfortë, por vetëm të arsyeshëm dhe të qëndrueshëm.

Madje, ai nuk arrin ta kuptojë, pse njerëzit e gjykojnë atë në mënyrë të padrejtë.

E vërteta absolute është se Demi është një nga shenjat më kokëforta të zodiakut.
Meshkujt dhe femrat e kësaj shenje duket sikur i kanë ngjitur me ngjitës pas karrikes dhe pas mendimeve të tyre.

Një burri i shenjës së Demit, do të refuzojë të shoqërojë gruan e tij në shtëpinë e një mikeshe, nëse aty nuk do të ketë një karrige të rehatshme për të.

Ajo do të përpiqet më kot t’i ndryshojë mendjen.

Ai thjesht nuk do të shkojë me të.

Një grua e shenjës së Demit, e cila nuk i aprovon miqtë e burrit të saj, fare thjeshtë nuk do të bisedojë me ta.

Megjithatë, Demat mund të mbajnë një qëndrim të durueshëm, duke u justifikuar se ky është një virtyt i tyre.

Shumë prej tyre, i mbajnë ngarkesat emocionale dhe fizike në heshtje, pa u ankuar asnjëherë.

Sa më shumë probleme të grumbullohen, aq më shumë forca gjen Demi për t’i duruar.

Besnikëria dhe përkushtimi për familjen dhe miqtë e tij shpesh tejkalojnë çdo masë.

SHUMË MESHKUJ DHE FEMRA Të SHENJëS Së DEMIT, MERITOJNË MEDALJE TË ARTA, PËR GUXIMIN ME Të CILIN I KANë PëRBALLUAR GODITJET E FATIT Që JETA E KA DHëNë.

Ndërkohë që këto goditje do kishin thyer shenjat e tjera të zodiakut që në momentin e parë.

Humori i Demit është e ngrohtë dhe paqësor, pa asnjë element falsiteti në të.

Këta njerëz rrallë janë vërtet mizor apo hakmarrës.

është fakt i çuditshëm që Demët mizorë kanë shumë planete të pozicionuar te Dashi në momentin e lindjes.

Këto dy shenja duket sikur nuk përshtaten mirë me njëra-tjetrën. Hiltleri është një shembull që e vërteton këtë.

 

TANI, NË LIDHJE ME ÇëSHTJEN E PARAVE

Demi dhe paratë e tij, rrallë janë të ndarë nga njëri tjetri.

Jo çdo Dem është një milioner, por ju nuk do të gjeni shumë prej tyre duke qëndruar në radhë për supë të lirë nëpër qendrat sociale.

Demit i pëlqen ta ndërtojë perandorinë e tij ngadalë dhe me siguri maksimale.

Ai fillon me një bazë të fortë, pastaj gradualisht shton një histori suksesi, derisa ai ka ndërtuar një biznes të qëndrueshëm dhe një llogari bankare të majme.

Në mënyrë të çuditshme, Demit i pëlqen të grumbullojë pushtet, së bashku me para, por thjesht për kënaqësinë e posedimit.

Paraja i jep atij, përveç kënaqësisë edhe siguri.

Ai impresionohet shumë nga madhësia e gjërave.

Sa më e madhe diçka, aq më interesante është për të.

Kështu, sa më e madhe një ndërtesë, aq më tërheqëse është për Demin.

Në një kopsht zoologjik, ai do kalojë, pothuajse pa i vënë re majmunët e vegjël, ndërsa po shkon drejt zonës së elefantëve të fuqishëm dhe gjigandë.

Një person i shenjës së Demit, mund t’i përballojë me guxim mbresëlënës kafshët e mëdha, por do të trembet për vdekje nga një mi.

Një tigër i zgjidhur nga zinxhirët, nuk do ta bëjë Demin t’i lëvizë asnjë qerpik, ndërkohë që një grenzë do ta bëjë atë të vrapojë me nervozizëm.

Pikturat e bukura dhe simfonitë e famshme, e provokojnë thellë një njeri të shenjës së Demit.

Çdo Dem zotëron pak nga dashuria e Afërditës për artin dhe muzikën.

Shumë prej burrave dhe grave të shenjës së Demit, kanë zëra të bukur.

Disa prej tyre këndojnë në mënyrë profesionale, të tjerët nën ujin e dushit, apo të zhytur në shkumën e vaskës dhe në ëndrrat për një jetë të sigurt.

Në një farë mënyre, muzika gjithmonë do të prekë jetën e tyre dhe vizatimi ose piktura, shpesh do të jenë hobi apo karrierra profesionale.

Nuk ka asnjë gjë të përmasa të vogla për Demin, përfshirë këtu kapacitetin për dashurinë e përjetshme dhe potencialin për pasurinë.
Bakri, metali që përfaqëson Demin, është një përçues i shkëlqyer i elektricitetit dhe nxehtësisë, i cili ndriçon me bukurinë e tij përgjatë viteve të gjata të përdorimit dhe konsumimit.

Njerëzit e tjerë mund të kenë nevojë për zjarre ndriçues për të ecur përpara, por natyra e qëndrueshme e Demit, nuk ka nevojë për pishtarë flakërues, për të ndriçuar rrugën e tij drejt jetës së sigurt.

Më në fund, suksesi do të vijë tek ai dhe Demi do jetë gati për të.

Duke qenë se Afërdita, e spërkat atë me dashurinë për luksin, ai paguan shtrenjtë për pronat dhe zotërimet e veta, prandaj i ruan ato si thesare gjatë gjithë jetës.

Gjithsesi, ai është armik i betuar i ekstravagancës dhe shpenzimeve të tepruara.

Shtëpia e tij është kalaja e tij dhe askush nuk duhet të prishë paqen e Demit.

Njerëzit e shenjës së Demit, janë po aq të qetë, sa vetë koha, po aq të thellë sa një pyll i dendur dhe kanë një forcë të tillë që mund të lëvizin edhe malet.

Por sërish, një Dem është kokëfortë… Atë që e keni, e keni 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat